česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filloi zbatimi i projektit për ndërtimin e fabrikës së trajtimit biologjik të ujërave të zeza, tek liqeni i Badovcit

Më 28 prill 2015, u vu guri i themelit për fabrikën e re të trajtimit biologjik të ujërave të zeza (FTUZ). Ky projekt financohet nga Agjencia Çeke për Zhvillim e Programit Ndërkombëtar për Zhvillim (PBZHN) të Repubolikës së Çekisë, në një vlerë prej 17 milionë korun-ave çeke (rreth 600,000 Euro). Ndërtimi i FTUZ-së do të realizohet nga kompanitë çeke “Ircon Ltd”. dhe “TopolWater” Ltd., ndërsa kornizën e fabrikës do ta ndërtojë kompania kosovare “Projekt Plus”.
 

Projekti është përqëndruar në trajtimin e ujërave të zeza që vijnë nga fshati Mramor dhe lagjeve tjera përreth, uji i të cilave derdhet në liqenin e Badovcit. Trajtimi i ujërave të zeza do të përmirësojë shumë cilësinë e ujit në liqenin e Badovcit, i cili shërben si burim i ujit të pijes për Prishtinën dhe qytetin e afërt Graçanicën. Projekti do të realizohet në vijimësi të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit që financohet nga Kosova. Një pjesë e projektit do t’i kushtohet edhe mësimit të operuesve vendës, furnizimit me pajisjen laboratorike si dhe një fushatë gjithpërfshirëse të kujdesit dhe të edukimit në shkollat e komunave të afërta.      

Ceremonia e vënies së themelit tek derdhja në liqenin e Badovcit u hap nga ambasadori i Republikës së Çekisë, në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý. Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Kosovës për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë z. Ferid Agani, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kryetari i Graçanicës, z. Vladeta Kostic si dhe drejtori i kompanisë së ujit “Prishtina”, z. Gjelosh Vataj.

Menaxheri i kompanisë “Ircon”, z. Jan Pavelka informoi për parametrat teknik të projektit dhe përfitimet nga ky realizim. Pas kësaj mysafirët tjerë, në fjalimet e tyre, lavdëruan bashkëpunimin dy-palësh në mes të Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës, në veçanti bashkëpunimin në lëminë e mbrojtjes së mjedisit. Në të njejtën kohë, ata theksuan rëndësinë e projektit për cilësinë e ujit të liqenit të Badovcit në të ardhmen, nga e cila në veçanti do të përfitojnë qytetarët. Ata, po ashtu, përmendën  që ky projekt do të jetë një potencial për përmirësimin e zhvillimit të mardhënieve tregtare në mes të Republikës së Çekisë dhe të Kosovës.   

Ky projekt pason dy të mëparmet ato të fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza, të realizaura nga kompanitë çeke “Ircon” dhe “TopolWater”. Fabrika e parë e këtij lloji u ndërtua në fshatin Harilaç (2011-2013), dhe që ishte financuar nga PBZHN, derisa projekti i dytë i trajtimit të ujërave të zeza u ndërtua për Pallatin e sapondërtuar të Drejtësisë, në Prishtinë, që u realizua mbi baza komerciale. 

Galleries


Badovac Lake Project