česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Filluan punimet në rrjetin e kanalizimit për Fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza në Badovc

Në fillim të prillit 2017 filluan punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Ky kanalizim do të sjellë ujërat e zeza nga fshati Mramor tek fabrika, tashmë e ndërtuar, e përpunimit të ujërave të zeza në liqenin e Badovcit. Kjo Fabrikë u ndërtua si projekt brenda kornizës së projekteve të Agjencisë Çeke për Zhvillim.
 

Më 30 mars 2017, u nënshkrua kontrata në mes të kompanisë ndërtimore “Muratori” dhe komunës së Prishtinës (që është garantues i ndërtimit të kanalizimit).Kompania filloi punimet në javën pasuese. Kontrollimi në teren i punimeve u bë më 6 prill 2017, ku morën pjesë edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, pronari i kompanisë “Muratori”, menaxheri i kompanisë “Project Plus” (ndërtuese e Fabrikës) si dhe përfaqësuesi i komunës së Prishtinës. Kompania ndërtimore, gjatë dy ditëve të para, vuri dy gypa lidhës nga shtëpitë e afërta si dhe filloi ndërtimin e sistemit të gypave. Deri më 12 prill 2017 disa qindra metra gypa të kanalizimit janë vënë dhe shihej qartë se punimet ndërtimore janë në zhvillim e sipër. Bazuar në të ashtu-quajturin Plan Dinamik rrjeti i kanalizimit në një gjatësi prej 8.5 km duhet të realizohet brenda 90 ditëve.
 

Galleries


Badovac Lake Project 2017