česky  shqip  english 

Advanced search

Konferenca përfundimtare e projektit çek të tranzicionit

Në Prishtinë u mbajt një konferencë për lehtësimin e qasjes së njerëzve me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

Këtë vit si pjesë e bashkëpunimit çek në tranzicion, Ambasada e Republikës çeke në Kosovë, në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, zbatoi projektin me titull "Lehtësimi i përfshirjes, përdorimi i talenteve dhe krijimi i një ndërgjegjësimi më të gjerë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara".

Konferenca përfundimtare e këtij projekti u mbajt më 20 tetor në Prishtinë. Në të morën pjesë Daulin Osmani, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe udhëheqës të organizatave të personave me aftësi të kufizuara. Përfaqësuesi i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar  prezantoi rezultatet e hulumtimit për punësim të personave me aftësi të kufizuara, i cili ishte pjesë e projektit. Folësit u pajtuan mbi nevojën për një identifikim më të detajuar të nevojave të grupeve individuale të personave me aftësi të kufizuara dhe, në veçanti, mbi nevojën për një koordinim më të mirë të institucioneve shtetërore në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga legjislacioni i Kosovës. Presidenti i FKAK-së, Bujar Kadriu, theksoi se rekomandimet e miratuara në kuadër të projektit duhet të kontribuojnë në këtë çështje. 
 
Në fjalën e tij udhëheqësi i Ambasadës çeke, Pavel Bílek, kujtoi mbështetjen afatgjate që Republika e Çekisë i jep bashkësisë së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi rëndësinë e projektit të tashëm për të lehtësuar qasjen e tyre në tregun e punës. Ai shprehu besimin se rekomandimet, të cilat do të jenë një nga rezultatet e këtij projekti, do t'u shërbejnë autoriteteve dhe institucioneve të Kosovës në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas legjislacionit ndaj një grupi personash me aftësi të kufizuara.

Konferenca përfundimtare e projektit çek të tranzicionit

Konferenca përfundimtare e projektit çek të tranzicionit

 

Konferenca përfundimtare e projektit çek të tranzicionit

Konferenca përfundimtare e projektit çek të tranzicionit