česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë

Projekti transformues çek në ndihmë medieve të pavarura në Kosovë

Më 20 qershor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, nënshkroi një kontratë për një projekt të vogël vendor, të programit TRANS, për të ndihmuar mediet e lira me gazetaren e pavarur Evliana Berani, e cila e udhëheq portalin “Info Globi”.

Ambasada e Çekisë në Kosovës kështu përmbush një nga përparësitë e politikës së jashtme të Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor. Synimi i projektit transformues, prej 20,000 eurove, është përforcimi i demokracisë në Kosovë duke mbështetur mediet e pavarura.