česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Konferenca përfundimtare e projektit çek për të luftuar dhunën në familje

Më 15 dhjetor 2022, në Prishtinë, u mbajt një konferencë në kuadër të projektit “Si të parandalojmë dhe luftojmë dhunën në familje”.

Projekti zbatohet nga organizata joqeveritare çeke, Këshillim për Shtetësinë/Të Drejtat Qytetare dhe të Njeriut, në bashkëpunim me organizatën partnere kosovare, Programi për të Drejtat Civile në Kosovë. Ky projekt është bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, si pjesë e programit të bashkëpunimit në tranzicion për vitin 2022. Projekti është fokusuar në temën shumë aktuale, të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Pjesë e saj është edhe shkëmbimi i përvojës dhe modeli i parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje nga Republika Çeke. Një pjesë e rëndësishme e projektit ishte bartja e ekspertizës së policisë çeke tek kolegët e tyre kosovarë. Konferenca e sotme është ngjarja përfundimtare e projektit dhe qëllimi i saj ishte që të shkëmbehen më tej përvojat nga lufta kundër dhunës në familje në Republikën Çeke me OJQ-të e Kosovës dhe komunitetin akademik. Në konferencë, organizata joqeveritare çeke Këshillim për Shtetësinë/Të Drejtat Civile dhe të Njeriut u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv i saj, Miroslav Dvořák. Organizata partnere Civil Rights Program Kosova u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv i saj, Naim Osmani. Në fillim pjesëmarrësit e konferencës i përshëndeti udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek.