česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Konferenca “Së bashku për përfshirjen shoqërore në Kosovë”

Organizata jo qeveritare çeke, “Këshillime për Qytetari/Të Drejtat Qytetare dhe ato Njerëzore, z.s. (Poradna pro občanství/Občanská a lidská práva, z.s.) më 12 dhjetor 2018 organizoi një konferencë në PrishtinëSë bashku për përfshirjen shoqërore në Kosovë

OJQ-ja çeke, në këtë Konferencë, u përfaqësua nga drejtori i saj ekzekutiv z. Miroslav Dvořák. Kjo konferencë ishte veprimtaria e fundit e projektit “Së bashku për përfshirjen shoqërore në Kosovë”, e ndihmuar financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë nën “Programin Transformim  Bashkëpunim 2018”. Projekti u zbatua nga Organizata jo qeveritare çeke, “Këshillime për Qytetari/Të Drejtat Qytetare dhe ato Njerëzore, z.s”., në bashkëpunim me OJQ-në “Programi i të Drejtave Civile në Kosovë”. Konferenca e Prishtinës u përcoll nga përfaqësuesit e administratës publike  dhe përfaqësuesit e sektorit jo qeveritar në Kosovë. Fjalën e hapjes e mbajti udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, z. Pavel Bílek.

Konference

Konference

Synimi i projektit ishte përmirësimi i statusit ligjor të romëve, ashkalive dhe egjiptasve përmes zbatimit efektiv të Strategjisë Përfshirëse për Romët dhe Ashkalitë (2017-2021). Në konferencë u prezantuan të gjeturat e punëtorisë, që u mbajt në Prishtinë dhe në Prizren, në maj 2018 si dhe një vizite studiuese në Republikën e Çekisë.

Konference

Konference

Përfaqësuesit e të dy organizatave zbatuese të projektit, së bashku me udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë, Pavel Bílek, morën pjesë në darkën e organizuar nga Ombudsmani i Kosovës z. Hilmi Jashari.

Konference

Konference

Konference

Konference