česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mbrohen arinjtë e Kosovës

(This article expired 31.10.2018.)

Shumë gjatë Republika e Kosovës nuk ka pas mbrojtje juridike për arinjtë e murrmë.

Të gjithë arinjtë e pronarëve privat duhej të qëndronin nëpër kafaze të vogla për skajë restaurantëve, që të mund të tërhiqnin mysafirët. Ata mbaheshin në kushte tërësisht të papërshtatshme nëpër kafaze që ishin më të vogla të cilat disa shtazëve u shkaktonin sjellje me vështirësi të rënda. Të lindur nëpër malet e Kosovës dhe të Shqipërisë, tregtarët e shtazëve i ndanë arinjtë brutalisht nga nënat e tyre.

FOUR PAWS, një organizatë ndërkombëtare për mirëqenien e shtazëve me seli në Vjenë të Austrisë, para dhjetë vitesh solli në pah këtë shqetësim tek qeveria e Kosovës. Në nëntor 2010 hypi në fuqi ndalimi i mbajtjes private të arinjëve në Republikën e Kosovës. Atëherë llogariteshin të ishin 15 arinjë të murrmë që mbaheshin në kushte të mjera.

Megjithate, deri vonë Ministria e Mjedisit kishte pak mundësi për ta parandaluar ate. “Pasiqë arinjtë të cilët ishin zënë nuk mund të lëshoheshin që të jetojnë në natyrë të egër dhe ne nuk kishim vend për t’í mbajt ata në kushte të duhura, ishim të pafuqishëm të ndalnim tregëtinë e paligjshme”, shpjegon ministry i mjedisit të Kosovës, Dardan Gashi.

Për këtë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe të Komunën e Prishtinës, FOUR PAWS e fituan të drejtën ekskluzive që t’í mbajnë këta arinjë të murrmë në Republikën e Kosovës dhe u pajtuan që të ndërtojnë një strehimore në një hapësirë prej 16 hektarësh, në një mal aftër Prishtinës. Kjo hapësirë krijoi kushtet për konfiskimin e shtazëve dhe mbjatjen e tyre në kushte të duhuara.

Duke filluar nga marsi 2013 FOUR PAWS të ndihmuar nga KFOR-I, në disa raste edhe nga frocat policore, kanë shpëtuar “arinjtë e restauranteve” në: Prizren, Gërmi, Duhël, Grykë të Rugovës, Pejë e Prishtinë. Mirëpo, jo të gjithë arinjtë patën rastin të fillojnë jetën e tyre të re në strehimore. Dy arinjë: Rambo dhe Luta (rreth 15 muajsh) kanë pasur një jetë të mjerueshme në një kafaz të ngushtë jashtë një supermarketi, në periferi të Mitrovicës. Pronari ia kishte shitur arinjtë një tregëtari të shtazëve, ngase e dinte se ato do të konfiskoheshin. Tregëtari më pastaj ua përcolli arinjtë një grupi të njerzve të cilët i vrisnin shtazët dhe ua merrnin organet.

Me 13 arinjë të adoptuar, zyrtarisht strehimorja është hapur më 26 shtator 2014, në praninë e Shpëtim Rudit, Zëvendësministër i Mjedisit, Heli Dungler, themelues dhe kryetar i FOUR PAWS, SH.T. Johann Brieger, ambasadori i Austrisë, Roswitha Brieger, gruaja e ambasadorit të Austrisë dhe pranisë së korit diplomatik, në Prishtinë. Në këtë park arinjtë gradualisht mësohen të rikthejnë instiktin e tyre të sjelljes natyrale. Duke filluar nga vjeshta e vitit 2014 ata do të mund të lëvizin në një rreth të gjërë prej disa hektarëve.

 

 

 

 

Galleries


Bears in Kosovo under protection