česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Më 2 dhjetor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Pavel Bílek, u takua me drejtorin ekzekutiv të organizatës humanitare më të njohur në Kosovë “Nëna Tereze”, z. Zef Shala.

Drejtori ekzekutiv i “Nënë Terezës” falënderoi Udhëheqësin e Ambasadës çeke për ndihmën e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për popullin e Kosovës në dekada. Z. Shala me këtë rast informoi z. Bílek për rezultatet e projektit të sapo përfunduar “Politikat lokale në komunat shumë-etnike në Kosovë”, që u financua nga fondet çeke për bashkëpunim tranzicional.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, tha se komunat shërbejnë si barometri i dëshirës së vërtetë të popullit dhe të administratës publike për përfshirjen e të gjitha bashkësive në jetën shoqërore.

Synimi i projektit është të ndihmojë komunat dhe qeverinë e Kosovës për përfshirje më të mirë të pakicave në nivelin komunal. Projekti është zhvilluar përmes hulumtimit në Fushë Kosovë, në Novo Bërdë dhe Klinë. Hulumtimi cilësor dhe debatet e bëra nga ekspertët me akterët komunal mundësoi autoritetet lokale dhe qendrore për kuptim më të mirë të nevojave, rëndësisë dhe rrugëve si të zhvillohen strategjitë e politikave për interes të të gjitha bashkësive që jetojnë këtu.