česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndihma zhvillimore çeke përmirëson gjendjen e përgjithshme të bashkësisë së të verbërve të Kosovës

Më 28 shtator 2015, drejtori ekzekutiv i qendrës burimore “Xheladin Deda” në Pejë, z. Xhavit Kastrati, u intervistua nga TV Dukagjini për projektet zhvillimore të cilat i ka realizuar kjo Qendër, kryesisht fal ndihmës çeke për zhvillim.

Kjo Qendër është institicioni i vetëm, në Kosovë, i specializuar në arsim dhe ndihmë për të verbërit dhe ata me të pamë të dobësuar, që nga niveli parashkollor deri tek niveli i lartë shkollor.

 Z. Kastrati theksoi rëndësinë e suksesit afat-gjatë të bashkëpunimit të Qendrës me Agjencinë Çeke për Zhvillim si dhe Ambasadën e Çekisë në Prishtinë. Krahas projekteve të mëdha e afat-gjata z. Kastrati, po ashtu, përmendi projektet e vogla duke i cilësuar ato: “Projektet e Vogla Zhvillimore të Ambasadës së Çekisë, për bashkësinë e të verbërve, kanë një rëndësi të madhe...”.

Përmes një numri të projekteve të realizuara, Qendra Burimore pati mundësi të përmirësojë sistemin arsimor, të krijojë kushte më të mira për nxënësit e vet që të jenë të suksesshëm në tregun e punës, të përkrahin familjet e nxënësve të verbër dhe të përmirësojnë gjendjen e përgjitshme të bashkësisë së verbërve të Kosovës.

Galleries


Peja School ITW