česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndihma zhvillimore çeke – sërish e suksesshme

Më 13 tetor 2016, në Komunën e Prishtinës u prezantuan rezultatet e një projekti zhvillimor që mundësoi kontrollimin mjekësor të 11,000 fëmijëve nga Kosova. Ambasadorin e Çekisë, Ivo Šilhavý, e falenderoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndihmën e pandalshme të Republikës së Çekisë për kujdesin shëndetësor në Kosovë. Në fjalimin e tij, ambasadori Ivo Šilhavý theksoi se kujdesi shëndetësor është një përparësi e bashkëpunimit zhvillimor çek në Kosovë.

 

Rezultatee e raportit të projektit zhvillimor çek vlerësojnë shumë përfitimet e tij për fëmijtë e komunës së Prishtinës dhe, në veçanti, përmed se falë ndihmës zhvillimore çeke u mundësua të arrihet një përmirësim i rëndësishëm, krahasuar me situatën dramatike të vitit 2014.

Gjatë realizimit të projektit “Përkrahja e institucioneve shëndetësore të Komunës së Prishtinës në gjetjen dhe intervenimin  e hershëm në sy dhe vështirësitë tjera të fëmijëve”, të nxënësve të klasëve të para, të pesta dhe të nënta, të cilëve iu u bë kontrollimi mjekësor me qëllim të gjetjes së vështirësve të mundshme shëndetësore dhe t’u afrohet atyre trajtimi i duhur, falë diagnostifikimit të hershëm.

Komuna e Prishtinës, si realizuese kryesore e projektit, ka formuar dhe mësuar, së bashku me institucionet relevante shëndetësore, tetë ekipe lëvizëse mjekësore që vjet bëri kontrollimet mjekësore të afro 11,000 fëmijëve dhe themeloi të dhënat elektronike mjekësore.

Rezultatet e raportit u prezantuan nga epidemiologu i Qendrës së Mjeksisë Familjare, Dr. Nexhmedin Hoti, dhe Dr. Teuta Hoxha  nga Ministria e Shëndetësisë të cilët drejtpërsëdrejti moren pjesë në realizimin e projektit zhvillimor çek. Prezantimi u bë në praninë e kryetarit të Prishtinës, Shpent Ahmenti, të Drejtort tëi Departamentit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Shoqërore të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, dhe përfaqësues të profesionistëve shëndetësor e të medieve.

Galleries


Czech Development Aid turns successful again