česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Ndihmë për Tregti 2016” –studim fizibiliteti i kompanisë çeke për sektorin e TI në Kosovë

Më 30 nëntor 2016, në selinë e Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës, u bë dorëzimi i studimit të fizibilitetit në ndërveprim të sistemit informativ të qeverisë së Kosovës. Analizat e titulluara “Studimi për komunikim të sigurt në mes të sistemeve të TI të institucioneve të Kosovës” u zhvillua nga kompania çeke DataB në programin “Ndihmë për Tregti” të Ministrisë së Çekisë për Industri dhe Tregti. 
 

Dorëzimi i dokumentit nga drejtori menaxhues i DataB, Jiři Bukvic, tek drejtori i Agjencisë së Informacionit Shoqëror, Kujtim Gashi, u bë në praninë e ministrit Mahir Yagcilar dhe te ambasadorit Ivo Šilhavý si dhe nga rreth 30 punëtorë të Ministrisë së Administratës Publike, të Ministrisë së Financave, të Tregtisë dhe Industrisë dhe të Doganës. Partnerët kosovar në fjalimet e tyre falënderuar për ndihmën çeke në mbështetje të ekonomisë kosovare, për bashkëpunimin shumë të mirë me DataB dhe nivelin profesional të studimit. Ambasadori Ivo Šilhavý në fjalimin e tij përmendi bashkëpunimin e jashtëm zhvillimor me Kosovën, përkrahjen e projekteve shoqërore edhe projekteve të orientuara kah ekonomia. Ai, në studimin e prezantuar,  çmoi komunikimin e thjeshtësuar në mes të institucioneve dhe të qeverisë me sektorin privat dhe për efektet e rëndësishme ekonomike me përdorimin e tij.

Projekti është përqëndruar në analizat e sistemeve të TI të institucioneve kosovare me kompetencat specifike për ekonominë e vendit. Objektivi kryesor ishte të identifikohen sistemet e TI të përdorura nga institucioneve qeveritare dhe zhvillimi i rekomandimeve për të siguruar integritetin dhe ndërveprimit nga lidhja e softuerëve dhe harduerëve të përdorur që do të rezultojnë në ngritjen e efikasitetit të gjithë sistemit të TI. Në tërësi janë themeluar 12 regjistra të të dhënave për administratën shtetërore dhe ate publike në Kosovë. Në bazë të analizave, u gjet, se regjistrat funksional janë të pajisur mirë me harduer dhe softuer dhe se qendra shtetërore e të dhënave ka fuqi dhe kapacitet të duhura. Problemi themelor i sistemeve të IT kosovare, që pengon komunikimin në mes të institucioneve (shtetërore dhe atyre publike dhe sektorit privat) është papajtueshmëria e të dhënave. Zgjidhja e propozuar është bazuar në harmonizimin e elementeve të të dhënave dhe të kodeve dhe ngritjen e qendrës administrative.  

Zbatimi i propozimeve bazuar në përvojën e Republikës së Çekisë do të ngrisë ndjeshmërisht efikasitetin e funksionalizimit të sistemeve informative te administratës shtetërore dhe atyre publike, përfshirë sektorin privat, dhe do të krijojë kushte gjithëpërfshirëse duke i ofruar popullatës shërbime elektronike. Po ashtu do të krijoj kushte më të mira për zgjidhje më të mira të ndërmarrësve të bizneseve të vendit dhe atyre të huaja në Kosovë dhe do të thjeshtojë pjesëmarrjen e bizneseve të Kosovës në tregtinë e jashtme.  

Duke përcjell diskutimet me partnerët në Kosovë mund të ngjajë që pala kosovare të aderojë në rekomandimet dhe konkluzionet të studimet për të harmonizuar strukturën e të dhënave të tyre. Kjo mund të krijojë një mundësi për bashkëpunim të mëtejmë me autorët e studimit në baza komerciale.

Galleries


Aid for Trade 2016