česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndihmohen të verbëritë e Kosovës – Punëtori për përmirësimin e legjislacionit

Më 25 dhe 26 maj, në afërsi të Pejës u organizua një punëtori në kuadër të kornizës së projektit të vogël vendor “Avokimi për hartimin e akteve nën-ligjore, më ministritë përkatëse për zbatimin e Ligjit për të Verbëritë në Republikën e Kosovës”.

Projekti u financua, me rreth 10,000 euro, nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme nën Programin e Bashkëpunimit në Tranzicion. Synimi kryesor i projektit është përmirësimi i kushteve të jetës për të verbëritë në Kosovë, duke përmirësuar legjislacionin përkatës. Punëtoria u përcoll nga udhëheqja e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë i Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera që punojnë me Shoqatën e të Verbërve. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, mbajti fjalimin hyrës.

Ky projekt është vazhdimësi e ndihmës afatgjate të Republikës së Çekisë për të verbëritë e Kosovës. Ndihma e vazhdueshme çeke të verbërve u ka mundësuar të fillojnë arsimimin në të gjitha nivelet, duke punuar me kompjuter nën udhëheqjen e mësuesve, si dhe të  mësimin e muzikës me ndihmën e profesorëve të specializuar.

RTV 21, në lajmet e mbrëmjes, raportoi për punëtorinë.

Attachments

Workshop2 146 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28

Workshop3 129 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28

Workshop4 146 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28

Workshop5 157 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28

Workshop6 119 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28

Workshop7 92 KB JPG (Picture / Photo) 2019-05-28