česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Kaçanik u hap Qendra e V-të Burimore për Shëndetin e Femrës

Më 24 mars 2017, në Kaçanik, zyrtarisht u hap Qendra e V-të Burimore për Shëndetin e Femrës. Themelimi i Qendrës u mbështet dhe u financua nga Agjencia Çeke për Zhvillim, përmes Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, derisa është realizuar nga OJQ-ja kosovare “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.
 

Në hapjen zyrtare të Qendrës së V-të Burimore për Shëndetin e Femrës morën pjesë zëvendësministri i shëndetësisë, z. Izet Sadiku, zëvendës udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Dušan Králík, dhe përfaqësuesit e komunës së Kaçanikut si dhe përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Republikës së Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, dhe në veçanti për sistemin e shëndetit publik”, tha zëvendësministri për shëndetësi, Izet Sadiku.

Zëvendësministri  theksoi se hapja e një Qendre të këtillë në Kosovë, i udhëhequr nga profesionistët e Kosovës, konsiderohet të jet një përfitim i madh për nëna dhe fëmijë si dhe për institucionet publike të shëndetit në Kosovë.

Galleries


Women´s Health Centre in Kaçanik