česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Një fabrikë e re e trajtimit të ujërave të zeza, në kuadër të bashkëpunimit zhvillimor çek, do të vehet në operim në Kosovë

Më 17 prill 2015 në emër të drejtorit të Agjencisë Çeke për Zhvillim z. Mr. Michal Kaplan, ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë z. Ivo Šilhavý, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me drejtorin e Kompanisë Rajonale të Ujit “Prishtina”, z. Gjelosh Vataj, dhe drejtorin e Departamentit për Infrastrukturë  të komunës së Prishtinës z. Hysen Durmishi, për zbatimin e projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes prezantimit të sistemit të menaxhmentit të duhur të ujërave të zeza”.

 

Projekti do të financohet nga Fondi Çek për  Bashkëpunim Zhvillimor. Pjesë e projektit tre vjeçar do të jetë ndërtimi dhe funksionalizmi i fabrikës së përpunimit të ujit në liqenin e Badovcit, që është burimi kryesorë i ujit të pijshëm për qytetin e Graçanicës, si dhe njëri nga burimet më të mëdha të ujit të pijshëm për kryeqyetin Prishtina. Fabrika e përpunimit të ujërave të zeza në tërësi do të përbëhet nga teknologjia çeke. Tashmë janë në funksion dy fabrika të këtilla në Kosovë: e para në fshatin Harilaç, poashtu e financuar nga Agjencia Çeke për Zhvillim, dhe fabrika tjetër e vënë tërësisht në funksion për Pallatin e Drejtësisë, që sapo është ndërtuar në periferi të Prishtinës.      

Galleries


Badovac Memorandum