česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Një projekt i vogël mundëson ekzaminimin shëndetësor të 11.000 nxënësve të Kosovës

Më 18 mars 2015, duke monitoruar projektet e vogla vendore që janë zbatuar në Kosovë, ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Ivo Šilhavý, vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
 

Gjatë zbatimit të projektit “Përkrahja e institucioneve shëndetësore të komunës së Prishtinës në zbulimin për intervenim të hershëm në sy dhe vështirësitë tjera të fëmijëve”, mundësohet që nxënësit e klasëve të para, të pesta dhe të nënta të ekzaminohen mjekësisht, me qëllim të gjetjeve eventuale të telasheve shëndetësore, për t’u ofruar atyre trajtim të duhur me diagnostifikim të hershëm.

Si zbatues kryesor i projektit komuna e Prishtinës ka formuar dhe mësuar, bashkë me institucionet relevante shëndetësore, tetë ekipe lëvizëse të cilat do të ofrojnë kontrollime mjekësore në javët e ardhshme të rreth 11.000 nxënësve dhe të bëjnë regjistrimin e tyre elektronik.

Gjatë diskutimit me drejtorin e Departamentit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, z. Arben Vitia, epidemiologun e Qendrës Mjekësore Familjare Dr. Nexhmedin Hoti  dhe zyrtaren e Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Teuta Hoxha si dhe me zëvendësdrejtorin e shkollës  fillore “Hasan Prishtina” z. Safet Zogiani, përfaqësuesit e Ambasadës së Çekisë me partnerët kosovarë ndanë përvojat e tyre në lëminë e çështjeve të kujdesit shëndetësor.    

Galleries


Medical project