česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Njohuritë çeke për programin e partneritetit zhvillimor të Kosovës

Agjencia Çeke për Zhvillim, në pjesën e dytë të vitit 2015, financoi një projekt në kuadër të programit të partneritetit zhvillimor me qëllim të bartjes së njohurive çeke, tek Kosova, në fushën e zhvillimit dhe ndërtimit të teknologjisë për trajtimin e ujërave të zeza.
 

Kompanitë çeke “Ircon Ltd.” dhe “TopolWater Ltd”. bashkë me kompaninë kosovare “Project Plus”, para nisjes së projektit, përgatitën një plan të detajuar biznesi për themelimin e një salle dhe fillimin e prodhimit të fabrikës së trajtimit të ujërave të zeza “TOPAS”. Një prototip i teknologjisë “TOPAS” do të prodhohet në objektin e ri të prodhimit dhe do të përdoret për qëllime marketingu dhe ato të përhapjes. Bazuar në prezantimin e teknologjisë për trajtimin e ujërave të zeza, konsumatorë të rinjë do të drejtohen për përdorimin e mëtejm të fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza që mund të prodhohen nga punëtorët e “Project Plus”, pa asnjë ndihmë vazhduese.

Galleries


Czech know-how to Kosovo