česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përfitimet arsimore të nxënësve e studentëve të verbër nga dhurimet çeke

Më 15 maj 2021, transmetuesi publik RTK 1, në kohën e shikueshmërisë së lartë, transmetoi një temë 20 minutëshe për Qendrës Burimore, Arsimore e Trajnim të të Verbërve “Xheladin Deda”, në Pejë.
Përgjatë viteve Republika e Çekisë ka financuar këtë Qendër

RTK në programin e tyre “Refleksioni” gjerësisht ka prezantuar punën e qendrës arsimore për të verbërit, duke e shtjelluar temën përmes disa intervistave.“Bashkëpunimi dhe ndihma e Ambasadës së Çekisë, mundësoi shumë në arsimimin e nxënësve të verbër. Kjo është një mbështetje afatgjate  çeke prej 2008-tës. Fal kësaj ndihme, ne po ashtu zhvilluam një fushatë ndërgjegjësuese në tërë vendin  si dhe mësuam mësuesit e shkollave të rregullta që ndihmuan në identifikimin e fëmijëve të verbër, dhe atyre më të rritur se ata, të cilët ishin të strukur e të lënë anash nëpër familjet e tyre duke mos shkuar në shkollë”, tha z. Xhavit Kastrati, drejtor i Qendrës Burimore “Xheladin Deda”.

 

Falë ndihmës çeke, të verbërit u përfshinë në sistemin arsimor. Ata mbaruan arsimin para universitar në Qendrën Burimore e më vonë shumë prej tyre përfunduan studimet universitare dhe atyre pas universitare, nga të cilët disa punojnë në administratën publike.

https://www.youtube.com/watch?v=dqcK9QJp-nQ