česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përfundimi i projektit të tranzicionit “Ne mundemi të bashkuar“

 
Më 30 nëntor 2018, Instituti Demokratik i Kosovës dorëzoi raportin përfundimtar të projektit të tranzicionit “Ne mundemi së bashkuar” që për synim kishte ndihmën për pakicat në rajonin e Prizrenit dhe të Dragashit.
 

Gjatë realizimit u mbajtën konferenca për medie, tryeza të rrumbullakëta dhe takime individuale me udhëheqësit vendor, për të kontribuar në rritjen e transparencës  dhe llogaridhënies institucionale, në procesin e marrjes së vendimeve në gjuhën boshnjake dhe ate turke. Po ashtu, institucionet vendore në Prizren e kanë pranuar shpejt kërkesën e IDK-së  për gjuhën rome si gjuhë zyrtare në këtë komunë. IKD-ja mundi të përfshijë pakicat turke, boshnjake, gorane dhe rome në procesin e vendimmarrjes. Me këtë rast u përforcua komunikimi me institucionet vendore. Veprimtaritë e projektit kontribuuan në zhvillimin e mundësive të grupeve të organizuara të qytetarëve për të kërkuar nga institucionet që të jenë të përgjegjshme për plane dhe investime në vendbanimet e tyre, në Prizren dhe në Dragash. Gjatë përmbushjes së projektit 314 pjesëmarrës ishin përfitues të drejtpërdrejt, prej të cilëve 225 meshkuj dhe 89 femra.