česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Programi „ Promovimi i Transicionit“ i Ministirsë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë – bërja e skenës politike në Kosovë financiarisht më transparente

Më 4 tetor 2019, drejtori i „Transparency International Czech Republic“, David Ondráčka, e informoi publikun e Kosovës për rezultatet e projektit bërja e skenës politike në Kosovë financiarisht më transparente. Konferenca për medie u mbajt në orën 13.00 në selinë e „KDI/Transparency International Kosovo“ në Prishtinë.

Për tri vjet radhazi, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë mbështet projektin bërja e skenës politike në Kosovë financiarisht më transparente. Në këtë projekt OJQ-të “Transparency International Czech Republic” dhe “KDI/Transparency International Kosovo” bashkëpunojnë qe një kohë të gjatë. Projekti i përbashkët u realizua brenda programit “ Prezantimi i Transicionit” i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë.