česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekt arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta

(This article expired 31.07.2023.)

Më 4 nëntor, në shkollën fillore “Elena Gjika” të Prishtinës, u mbajt një takim për projektin “Arsimim për të gjithë”. 

Projekti që është në zhvillim e sipër është përqendruar në përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetja e bashkësive të cenuara përmes përforcimit të arsimimit përfshirës. Projekti përdorë përvojat, nga kjo lëmi, të Republikës së Çekisë. Ky financim kryesisht është nga fondet e BE-së, e pjesa tjetër nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë. Projekti që po zhvillohet në shkollat e gjashtë komunave të Kosovës është duke u zbatuar nga OJQ-ja çeke “People in Need”.  

Në takimin në shkollën “Elena Gjika” mori pjesë Arbërie Nagavci, ministre e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Tomáš Szunyog, udhëheqës i Zyrës së BE-së dhe përfaqësues i veçantë i BE-së, Šimon Pánek, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “People in Need” dhe Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Çekisë në Kosovë. Po ashtu, gjatë kësaj ngjarje, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në mes të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, organizatave të shoqërisë civile dhe „People in Need“.

Takimi ishte pjesë e vizitës dy ditore në Kosovë e drejtorit ekzekutiv Šimon Pánek.