česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekt i vogël vendor që ndihmon fëmijtë me aftësi të kufizuara në Prizren

Më 23 prill 2015 ambasadori i Çekisë në Kosovë, z. Ivo Šilhavý, nënshkroi një kontratë me përfaqësuesen e OJQ-së “Caritas Kosova”, znj. Violeta Ferati, për realizimin e një pojekti të vogël vendor. Projekti “Qendra për edukimin e hershëm fëmijëror dhe kujdesi për fëmijtë me aftësi të kufizuara në Prizren” financohet nga Fondi i Agjencisë Çeke për Zhvillim që është përqëndruar në aftësitë zhvillimore të fëmijëve me aftësi të kufizuar, kujdesin terapeutik, dhe ndihmën e ekspertëve për familjet e tyre, në komunën e Prizrenit.
 

Projekti është vazhdimësi e atyre të mëhershme si dhe të projekteve të tashme çeke, në Kosovë, në lëminë e ndihmës për njerzit me aftësi të kufizuara dhe bashkësive të pakicave. Më 2015 janë duke u realizuar edhe dy projekte të vogla vendore, në Kosovë, të cilat përkrahen nga Fondi i Republikës Çeke për Zhvillim: Qendra Burimore brenda Shkollës së të Verbërve, në Pejë, dhe Qendrës “Koha e Lirë”, në Mitrovicën Veriore.  

Galleries


Prizren SLP handicapped project