česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti çek “Kosovo Aid for Trade 2017” – planet afariste për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kosovë

Më 22 nëntor 2017, kompania çeke GEOtest prezantoi rezultatet e projekti "Ndihma për zhvillimin e planeve afariste për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë”. Projekti është realizuar në kuadër të programit “Aid for Trade 2017” (“Ndihmë për Tregti 2017”) të Bashkëpunimit të Jashtëm Zhvillimor të Çekisë, e që është financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës. Rezultatet e projektit do t’u shërbejnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë kur të krijojnë strategjitë e tyre afariste.
 

Në seminarin e ekspertëve si dhe prezantimin e projektit mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, z. Faton Thaçi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu , diplomati i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Vítězslav Pur, si dhe 70 përfaqësues të afarizmit dhe të administratës publike, që u mbajt në hotelin “Sirius”- Qendra e Konferencave. Zëvendësministri, z. Thaçí, vlerësoi lart ndihmën e Bashkëpunimit të Jashtëm Zhvillimor të Çekisë. Ai, po ashtu, i informoi mysafirët e pranishëm për planet e Qeverisë së Kosovës për ndihmë kompanive të vogla dhe të mesme  me qëllim të përmirësimit të afarizmit të tyre dhe të zvogëlimit të pengesave të ndryshme. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Gërxhaliu, çmoi lart përfitimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga projekti çek, si një mjet i rëndësishëm metodologjik për planifikimin e veprimtarive afariste. 

Në seminar u prezantuan rezultatet kryesore të projektit, si faqja e internetit në gjuhën angleze dhe në ate shqipe (www.oek-biznesplan.org), ku përfshihet doracaku online se si të hartohen planet afariste, përfshirë instruksionet pamore. Po ashtu, në videon prezantuese në faqe të internetit ka disa shembuj të afaristëve të Kosovës të cilët kanë zhvilluar planet e tyre afariste. Kompania “Alchemy Capital”, po ashtu, është përfshirë në projekt në web prezantim.   

Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes afariste në përgjithësi dhe ngritjen e potencialit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Kjo do të bëhet përmes realizimit të veprimtarive të projektit, në veçanti duke këmbyer përvojën dhe praktikat bashkëkohore në zhvillimin e planeve afariste. Duke përcjell bashkëpunimin e suksesshëm, brenda projektit, kompania GEOtest dhe Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi.

 

Galleries


Czech project Aid for Trade 2017 - Business plans for small and medium-sized enterprises in Kosovo