česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti çek në Badovc – dorëzimi tek shfrytëzuesi kosovar, i fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza

Më 17 korrik 2018, zyrtarisht fabrika për përpunimin e ujërave të zeza, afër fshatit Mramor, tek liqeni i Badovcit, iu dorëzua shfrytëzuesit kosovar – Kompanisë Rajonale të Ujërave “Prishtina”. Projekti i financuar nga Republika e Çekisë u rrumbullakua me dorëzimin e fabrikës për trajtim biologjik të ujërave të zeza. Realizimin e projektit e ka bërë kompania çeke “Ircon” dhe “Topol Water”, së bashku me kompaninë kosovare “Project Plus”.  Për më shumë se një vit të provave, në terren, u dëshmua një efikasitet i lartë i procesit të pastrimit të ujit i cili derdhet në liqe sipas të gjitha parametrave të kërkuara. Ceremonia e përurimit të fabrikës përpunuese u përcoll nga ministri i zhvillimit ekonomi, Valdrin Lluka, udhëheqësi i Ambasadës , Ivo Šilhavý, drejtori i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal në Prishtinë, Ilir Abdullahu, drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim, Pavel Frelich, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, dhe rreth 50 mysafirë të administratës së Kosovës, të Komunës së Graçanisë dhe gazetarët.
 

Guri i themelit të kë Fabrikës së Trajtimin e Ujërave u pat bërë në prill 2015. Projekti me vlerë prej rreth 700,000 euro u financua nga Agjencia Çeke për Zhvillim dhe është përqendruar në trajtimin e ujërave të zeza që rrjedhin nga fshati Mramor dhe fshatrat përreth. Fabrika për Trajtimin e Ujërave të Zeza do ta përmirësojë shumë cilësinë e ujit në liqenin e Badovcit, ujë ky që shërben për pije për Prishtinën dhe vendbanimin e afërt, Graçanicën.  

Pjesë e projekti ishte edhe fushata e vitit 2017 për ngritjen e kujdesit për mbrojtjen e mjedisit, që u zhvillua në tri shkolla fillore të Mramorit, Suteskës dhe Busisë. Nxënësit mësuan parimet kryesore të mbrojtjes së mjedisit gjatë fushatës. Në pjesën tjetër të fushatës u bë shpërndarja materialeve për informim dhe pastrimin e bregut të liqenit.

Gjatë ceremonisë përuruese të Fabrikës për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Badovc afër fshatit Mramor, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka tha kjo është çështje me përparësi për qeverinë e Kosovës sepse në Kosovë vetëm 2% e ujërave të zeza përpunohen. Ky projekt i financuar nga Republika e Çekisë do të jet pionier i projekteve tjera të ngjashme e më të mëdha. 

 Mediet e Kosovës në raportimet e tyre nga fjalimi i ambasadorit të Çekisë, Ivo Silhavy, e cituan në veçanti në fjalët e tij për këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, jo vetëm në lëmine e përmirësimit të ujit të pijshëm, por edhe bashkëpunimin e mëtejmë të afaristëve nga Çekia dhe nga Kosova. Drejtori i Agjencisë Çeke për Zhvillim, Pavel Frelich, po ashtu shprehu kënaqësinë e tij me ndihmën çeke, e cila i sjellë përfitime të rëndësime në pastrimin e ujit për qytetarët e Prishtinës dhe të Graçanicës. 

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se projektet e këtilla janë të mirëseardhura dhe falënderoi për ndihmën e dhënë: “Unë i falënderojë njerëzit e Çekisë. Ky është një projekt në veçanti i rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës”. Ilir Abdullahu, drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës tha: “Kjo Fabrikë e Trajtimit është e një rëndësie të veçantë. Kjo është Fabrika e dytë pas asaj të Harilaçit. Unë, jam i lumtur se ne po arrijmë ta qeverisim pasi që kjo punon sipas teknologjisë së lartë. Shpresojë të kemi fabrika të këtilla të ngjashme që qytetarëve t’u ofrojmë ujë cilësor”.  

RTK- transmetuesi publik dhe televizionet tjera private, në kohën e lajmeve qendrore, transmetuan lajme nga përurimi i Fabrikës në Badovc. Ato e cituan ambasadorin çek , Ivo Silhavy duke shprehur kënaqësinë  që kishte mundësi t’i ndihmonte qytetarët e Kosovës. Bashkë me këto informacione, mediet transmetuan edhe deklaratën e ministrit kosovar, Valdrin Lluka, duke thënë se realizimi i fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza për rreth 80 % syresh do të fillojë sivjet.

 

 

Galleries


Handover of Badovac Lake Project