česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti i financuar çek, për mediet e pavarura, përfundoi me sukses

Sivjet, më herët, Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, duke ditur për shumë sfida mjedisore me të cilat po ballafaqohet Kosova, miratoi projektin e OJQ “BB Green Kosova” për raportim për mjedisin.

Pas katër muajve rezultatet janë të dukshme.  Përmes raportimeve ditore, intervistave dhe artikujve të ndryshëm gazetarët e BB Green Kosova arritën të përfshijnë shumë pjesë të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës që të reagojnë kundër gjendjes së varfër mjedisor. Qytetarët e Kosovës, si dhe Diaspora, për herë të parë patën mundësinë të shohin një seri të artikujve të BB Green Kosova florën dhe faunën e pasur në Kosovë.

BB Green Kosova duke qenë media e vetme në Kosovë që raporton për çdo ditë për zhvillimet mjedisore i ofroi publikut të vet shumë tema për shkatërrimin e natyrës. Gazetarët, duke përdorur burime të ndryshme, shkruan për ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe ajrit. Shumë shkrime të tyre u morën nga mediet tjera të Kosovës. Madje, gazetarët e BB Green Kosova-s u bënë personazhe të programeve në televizionet kryesore të Kosovës.

“Gazetarët tanë nuk u përqendruan vetëm në anët negative të zhvillimeve për mjedisin. Ata kanë publikuar shumë tema pozitive për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, të bëra nga institucionet dhe nga qytetarët e Kosovës. Qëllimi ynë, përmes punës sonë, është që të kërkojmë nga institucionet  llogaridhënie dhe në të njëjtën kohë t’u tregojnë njerëzve se secili nga ne duhet të bëjë diçka për vetën, dhe të mos presin gjithherë çfarë do të bëjnë institucionet për ne”., thotë Behare Bajraktari nga BB Green Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Çekisë, e financoi këtë projekt për mes Ambasadës sonë në Prishtinë për të ndihmuar medien e pavarur në Kosovë. Ne, jemi të lumtur që projekti ishte i suksesshëm dhe ndihmoi në ngritjen  e kujdesit për rëndësinë qenësore të çështjeve të mjedisit, këtu në Kosovë. Ne, duhet ta kemi të qartë se lumenjtë dhe ajri i ndotur në Kosovë, nga qytetarët, nga industria dhe nga termo-elektranat përfundon në vendet fqinje. Sidoqoftë, ka ende shumë punë për t’u bërë për institucionet dhe për qytetarët. Ne, jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë përpjekje”., thotë Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë. 

Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë e përkrahu këtë projekt të vogël vendor në kuadër të Bashkëpunimit Transicional të Çekisë.