česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti transformues çek në ndihmë medieve të lira në Kosovë

Më 30 qershor 2020, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, nënshkroi një kontratë për një projekt të vogël vendor në kuadër të bashkëpunimit tranzicional çek.

Me këtë rast Ambasada mbështet medien e lirë me gazetaren e pavarur, Behare Bajraktari, e cila udhëheq portalin BB Green Kosova. BB Green Kosova është media e vetme në Kosovë e specializuar në prezantimin e temave për mjedisin.

Ambasada e Çekisë në Kosovë, përmbush njërën nga përparësitë e politikës së jashtme të Republikës së Çekisë, për Ballkanin Perëndimor. Synimi i projektit transformues është fuqizimi i medieve të pavarura në ofrimin e temave me trajtim të thellë për mjedisin.