česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekti zhvillimor çek në përfshirjen e pakicave

Më 15 shtator 2016 ambasadori Ivo Šilhavý vizitoi një qendër përfshirëse në Fushë Kosovë, që është pjesë e një projekti të madh të Agjensisë Çeke për Zhvillim. Projekti i titulluar “Mbështetja e përfshirjes shoqërore të bashkësive të margjinalizuara në Kosovë” që përmbushet nga fondacioni “People in Need”dhe OJQ “Balkan Sunflowers”, synon mbështetjen e integrimit të pakicave në shoqërinë kosovare.
 

Veprimtaria që nisi në fillim të këtij viti, është vazhdimësi e projekteve të mëparme zhvillimore të Agjensisë Çeke për Zhvillim dhe të Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë. Ky projekt synon integrimin e fëmijëve, të pakicave të Kosovës, në shoqërinë kosovare përmes qendrave të përfshirjes, në veçanti romët, ashkalitë dhe egjiptasit, fëmijtë e të cilëve duhet të integrohen. 

Në këto qendra të edukimit, mësuesit e specializuar kohën e tyre ia përkushtojnë nevojave të fëmijëve që ata të kenë  mundësi të ndjekin ritmin e regulltë në shkollat fillore dhe të integrohen në proceset standarde të zhvillimit mësimor. Ndërmjetësit, të cilët janë pjesë e projektit, vizitojnë familjet e prekura, dhe provojnë t’u ndihmojnë atyre të ndërtojnë një klimë të përshtatshme për zhvillimin e nevojshëm të fëmijëve të tyre. Rrumbullaksimi i projektit pritet të bëhet në fund të vitit 2017.  

Galleries


Czech development project on inclusion of minorities