česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Punëtoria "Si të parandalohet dhe luftohet dhuna në familje në Kosovë"

Më 30 qershor 2022, në Prishtinë filloi seminari dyditor në temën “Parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje në Kosovë”. 

Kjo ngjarje u organizua nga OJQ-ja çeke "Këshillimi për Shtetësinë/Të Drejtat Civile dhe të Njeriut" në bashkëpunim me organizatën partnere kosovare Programi për të Drejtat Civile në Kosovë. Seminari është pjesë e Projektit me të njëjtin emër, financuar dhe zbatuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Transformues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Seminari merr formën e ligjërimeve me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Policia e Çekisë, me fokus në shkëmbimin e përvojave çeke në kuadrin e legjislacionit të dhunës në familje, në trajtimin e situatave specifike që ndërlidhen me dhunën në familje dhe në ofrimin e mbështetjes, për viktimat e dhunës, nga Policia Çeke dhe nga OJQ-të përkatëse çeke. OJQ-ja çeke përfaqësohej në punëtori nga Drejtori i saj Ekzekutiv, Miroslav Dvořák. Civil Rights Partner Kosova u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv, Naim Osmani. Në punëtori morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga Policia e Kosovës. Në fillim pjesëmarrësit e konferencës i përshëndeti zëvendës udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Juraj Melioris.