Seminari përfundimtar i projektit çek të Bashkëpunimit në Tranzicion "Mbështetja e të drejtave të të rinjve në shkolla përmes arsimit"
20.09.2022 / 09:26 | Aktualizováno: 20.09.2022 / 14:29
(This article expired 30.11.2023.)
Me pjesëmarrjen e më shumë se pesëdhjetë përfaqësuesve të institucioneve arsimore të Kosovës, më 17 shtator 2022, në Prishtinë u mbajt Seminari përfundimtar i Projektit Çek për Bashkëpunim në Tranzicion.
Ky projekt u bë me qëllim të mbështetjes së të drejtave të shkollarëve të rinj në procesin arsimor. Ligjërues të specializuar nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë prezantuan rezultatet bazë të Projektit, përkatësisht doracakun teorik dhe ate praktik për sigurimin e të drejtave të nxënësve dhe studentëve në procesin e arsimit. Zbatues i Projektit është OJQ "Shoqëria për Arsim dhe Zhvillim të Ndërmarrësisë - SEED". Fjalën e hapjes në Seminar e mbajti Juraj Melioris, Zëvendës udhëheqës i Ambasadës së Republikës Çeke në Prishtinë. Më shumë informacion rreth Projektit mund të gjeni në https://eduvocacy-rks.org/

Follow us on