česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Shkenca për Ndryshim”: si e monitorojnë ndotjen e ajrit të rinjtë e Kosovës

Kosova është njëri nga rajonet më të ndotura në Evropë, ku nivelet e ndotjes janë ndjeshëm mbi nivelet e Bashkimit Evropian (BE-së). Sipas raportit të Bankës Botërore (Janar 2013) “ndotja e ajrit shkakton 835 vdekje të parakohëshme, 310 raste të reja të bronkitisit kronik, 600 shtrime në spital dhe 11,610 vizita emergjente për çdo vit”. Kosova duke pasë 50 % të popullatës së saj nën 25 vjet, njihet si vendi me popullatën më të re në Evropë. Megjithë ate, pjesëmarrja e të rinjëve në të gjitha fushat e procesit vendim-marrës ngelet një sfidë e madhe. Si një përgjigje, projekti “Shkenca për Ndryshim” është një përpjekje për t’i drejtuar këto brenga mjedisore përmes “shkencës qytetare” – duke përfshirë të rinjtë dhe qytetarët e zakonshëm në monitorimin e ndotjes së ajrit në bashkësitë e tyre lokale. E nisur nga “Transitions Online”, “Internet Artizans”, “UNICEF Innovations Lab Kosova”, OJQ “Prosperity Initiative in Kosovo”, dhe përkrahur nga MPJ të Çekisë e UNICEF Kosova, projekti i parë ngjau më 2014.

Me kohë, teknologët e rinjë, studentët, si dhe anëtarët e bashkësisë  nga e tërë Kosova iu bashkuan avokuesve të mjedisit, gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve komunale dhe qendrore edhe ekspertëve ndërkombëtarë në lëvizjen qytetare të shkencës – “Shkenca për Ndryshim” – duke krijuar bashkërisht, dhe në mënyrë bashkëpunimi, të zbatojnë projektin për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe politikën e fushatës së avokimit për tri anë në Kosovë (Prishtinë, Drenas dhe Plemetin). Duke përdorë teknologjinë digjitale (Pajisja e Mençur Qytetare) dhe teknologjinë jo-digjitale (tuba difuzioni, fshisat fantazmë, etj), grupet e veprimit të udhëhequra nga të rinjtë kanë zbuluar nivel të lartë të NO2 në disa pjesë të Prishtinës. Ndërsa, duke u përqëndruar në NO2, CO2, SO2 dhe metaleve të rënda gjatë vitit të parë, “Shkenca për Ndryshim” zgjëroi programin e vet më 2015, duke prezantuar monitorimin për grimcat në Kosovë. Së bashku, NO2 dhe grimcat bëjnë pjesën më vdekje-prurëse të ndotjes së ajrit dhe për këtë është qenësore vënia në pah e pranisë së tyre nga prania e pa dukshme.    

Duke pasë parasysh potencialin e pa masë që mund të luaj “Shkenca për Ndryshim”, në tregimin e mjedisit të Kosovës duke prezantuar metodat më të avacuara, mjetet dhe proceset, si dhe sjelljen e të rinjëve të Kosovës në ballë të projektit, visioni i projektit është krijimi i lëvizjes së vetë-qëndrueshme që mund të marrë rolin e vëzhguesit të mjedisit në Kosovë, dhe të veprojë si një model për pjesën tjetër të rajonit.

 Nëse dëshironi të dini më shumë për projektin:

Vizitoni faqen e tyre në internet: http://citizenscienceks.org/

Pëlqeje faqen e tyre në Facebook: http://facebook.com/citsciks

Përcilli ata në Twitter: https://twitter.com/citsciks

Galleries


Science for Change