česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takim me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë

(This article expired 30.11.2023.)

Më 8 shtator 2022, zëvendësudhëheqësi i Ambasadës së Republikës Çeke në Prishtinë, z. Juraj Melioris, u takua me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë.

Radio Alba është zbatuese e Projektit Çek të Bashkëpunimit në Tranzicion që synon mbështetjen e medieve në Kosovë. Në takim u diskutua për ecurinë e zbatimit të Projektit me drejtorin e Radio Alba, z. Lekë Musolli, menaxheren e projektit, znj. Florida Gashi, dhe moderatoren e debatit në radio, znj. Shqipe Desku. 
Qëllimi i projektit është që përmes debateve në radio, broshurave dhe posterëve,  t'iu ofrojë qytetarëve të Klinës informacione për ligjet, rregulloret dhe takimet e rëndësishme, si dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me aktivizmin qytetar, pajtimin, transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të pushtetit lokal, statusin e grave, të moshuarve dhe të rinjve si dhe të pakicave në shoqëri.

Takim me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë

Takim me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë

Takim me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë

Takim me përfaqësuesit e Radio Alba në Klinë