česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA CZ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me Presidentin e Republikës së Kosovës

Më 29 janar 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, u prit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi përshkroi marrëdhëniet në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës si të shkëlqyeshme dhe falënderoi për mbështetjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai, shprehu dëshirën në thellimin e marrëdhënieve dy-paleshe dhe premtoi mbështetjen gjithëpërfshirëse për zhvillimet në marrëdhëniet e përbashkëta.
 

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, z. Pavel Bílek, theksoi marrëdhëniet shumë të mira dy-paleshe dhe përkrahjen në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Republika e Çekisë është e interesuar në zhvillimin e më tejmë të marrëdhënieve dy-paleshe, përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik.