česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA CZ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Takimi i Vitit të Ri i Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë me ushtarët çek në misionin e KFOR-it

Më 16 janar 2019 z. Pavel Bílek, udhëheqës i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, në selinë ushtarake në “Film City”, u takua me ushtarët çek që operojnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Z. Pavel Bílek falënderoi kontingjentin çek për një përfaqësim shembullor të Republikës së Çekisë në kushte të vështira që mbizotërojnë në Republikën e Kosovës, dhe theksoi se Republika e Çekisë është dhe do të ngelet një partner i përgjegjshëm  në NATO, që do të vazhdojë të marrë pjesë në misionin ushtarak të KFOR-it. Komandanti i kontingjentit çek e informoi Udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë për kushtet e operimit të ushtarëve çek në selinë ushtarake në “Film City” dhe falënderoi Ambasadën e Çekisë për bashkëpunim. Ushtarët, gjatë takimit në një atmosferë shumë miqësore me Udhëheqësin e Ambasadës së Republikës së Çekisë, ndanë përvojat e veta nga prania e tyre në Kosovë.
 

Galleries


Novoroční setkání vedoucího ZÚ Priština s českými vojáky v misi KFOR