česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Tryezë e rrumbullakët për legjislacionin kundër diskriminimit

Më 4 dhjetor 2014, në Prishtinë, u mbajt një debat në një tryezë të rrumbullakët për ta përfunduar projektin “Si të frymohet jeta në legjislacionin kundër diskrimininmit në Kosovë”. Debati u bë në praninë e ombudsmanit të Kosovës, OJQ-ve, instruktorëve të Çekisë si dhe përfaqësueve të bashkësisë së ekspertëve.
 

Ky projekt ishte financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë, në kuadër të Promovimit të Programit të Tranzicionit. Qëllimi i projektit ishte këmbimi i njohurive të ekspertëve nga OJQ-ja çeke Qendra Këshilluese për Qytetari, të Drejta Civile dhe Njerëzore duke përfshi OJQ-të nga Kosova dhe zyrtarët nga ombudsmani i Kosovës. Fushë interesi me përparësi ishte identifikimi i praktikave më të mira në mbrojtjen kundër diskriminimit, këmbimin e njohurive çeke në lëminë e vënies në rend të ditës të të drejtave të njeriut dhe në veçanti në qasjen praktike të sjelljes së testimit të gjendjes së trajtimit të pabarabartë dhe strategjisë gjatë trajtimit gjyqësor.   

Miroslav Dvořák, nga Qendra Këshilluese për Qytetari, të Drejta Civile dhe Njerëzore, në fjalinë e tij të hapjes, përkujtoi shumë përvoja çeke për marrjen e shtetësisë çeke, pas ndarjes së Çekosllovakisë, dhe luftën kundër diskriminimit të romëve si qytetarë të barabartë. 

Ambasadori i Republikës së Çekisë, Ivo Šilhavý, theksoi se nuk është e mundur që të ndërtohet një shoqëri shumë etnike funksionale dhe e qëndrueshme derisa shoqëria dhe individët nuk e zhdukin prirjen e diskriminimit. Ai vlerësoi rolin e Promovimit të Programit të Tranzicionit në përforcimin e vlerave themelore të të drejtave të njeriut në Kosovë. Ambasadori, në fund, shtoi se Republika e Çekisë ka përvoja të bollshme në luftën kundër diskriminimit dhe se mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë të lumtur të këmbejnë njohuritë e tyre me partnerët në Kosovë. 

Tryeza e rrumbullakët mundësoi prezantimin e rezultateve të rasteve të Testimit të Gjendjes që ishtë bërë nga mbrojtësit e të dretjave të njeriut, në Kosovë, pas mësimit në një punëtori në Maj dhe gjatë vizitës studiuese në Republikën e Çekisë, në shtator 2014. Në të njejtën kohë, tryeza e rrumbullakët shërbeu si log i diskutimeve për rolin e ombudsmanit të Kosovës, në luftën kundër diskriminimit si dhe rolin e këshillimit çek si dhe të trupave nismëtare të ndërlidhura mes niveleve jo-qeveritare dhe atyre zyrtare.

Galleries


Roundtable anti-discrimination