česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke ka vizituar shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë

(This article expired 30.11.2023.)

Shefi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bilek, me bashkëshorten dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë, të cilët u pritën nga drejtori i shkollës z. Esad Simnica dhe ekipi i tij. I pranishëm ishte edhe udhëheqësi i Misionit People in Need në Kosovë, z. Ramadan Berisha. 

Gjatë vizitës në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë, z. Bilek, ishte dëshmitar i rezultateve të projektit “Arsimi për të gjithë”. Projekti në zhvillim e sipër, që ka filluar në vitin 2020 përfundon në qershor 2022 i cili është  fokusuar në mbështetjen e arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e komuniteteve të cenuara përmes forcimit të Arsimit Gjithëpërfshirës. Projekti shfrytëzon përvojat më të mira nga Republika Çeke në këtë fushë. Ky projekt financohet kryesisht nga fondet e BE-së, një pjesë tjetër e fondeve është siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Projekti, i cili zhvillohet në shkollat ​​e gjashtë komunave të Kosovës, po zbatohet nga OJQ-ja çeke “People in Need”. Projekti mundësoi përfshirjen e studentëve universitare, nga degët e arsimit, pedagogjisë, psikologjisë dhe terapisë së të folurit, si ndihmës të mësuesve si dhe themelimin e gjashtë platformave të arsimit gjithëpërfshirës. Ato platforma mundësojnë takime të rregullta të prindërve, përfaqësuesve nga drejtoritë komunale të arsimit, të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, organizatave lokale si dhe përfaqësuesve të shkollave. 
Republika Çeke që nga viti 2016 ka mbështetur shkollën “Selman Riza” me disa projekte. Projekti i tashëm, i bazuar në ekspertizën çeke, është vazhdim i kësaj mbështetjeje dhe shembull i përsosur i përfshirjes së komuniteteve të cenueshme dhe fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin arsimor publik. 
Shkolla “Selman Riza” ka rreth 1.400 nxënës, gati 500 prej tyre janë nga komunitetet RAE, disa me nevoja të veçanta dhe më shumë se 50 mësimdhënës.