česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mjekësia dhe bashkëpunimi zhvillimor çek ndihmuan në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës

Më 10 tetor 2016, radiologjistja e shquar çeke Znj. Petra Steyerova mori pjesë në Simpoziumin e tretë Satelitor që u mbajt në Prishinë e u organizua nga “"Kosovo Open Medical Club" (KOMC). Profesionistëve të pranishëm, ajo, u prezantoi ligjëratën e titulluar “Qasjet e vjetra dhe të reja të pamjeve të gjirit”. Ambasadori çek, Ivo Šilhavý, në fjalën e tij hyrëse tregoi se sistemi i kujdesit shëndetësor është njëra nga përparësitë e projekteve të bashkëpunimit zhvillimor çek në Kosovë. Ndihma çeke në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës u vlerësua në fjalimet e ministrit të shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, dhe nga kryetari i KOMC, Bujar Gjikolli. Me këtë rast Minisri i shëndetësisë së Kosovës i dha mirënjohje Ambasadës së Çekisë për bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

KOMC ka zbatuar një projekt të suksesshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 2009 dhe 2010. Qendra e Emergjencës u rindërtua në bashkëpunim me spitalin „Královské Vinohrady“, nga Praga, dhe nga Agjencia Çeke për Zhvillim.

Pos kësaj KOMC është zbatues i projektit të Fondacionit Amerikano-Austriak gjatë dhjetë vjetëshit të fundit. Ky projekt ndihmoi gadi 400 mjek të Kosovës të marrin pjesë në Seminarin e Salzburg-ut, në Austri. Disa nga mjekët e Kosovës fituan praktikë një mujore në spitalet e Austrisë.

Galleries


KOMC Symposium in Pristina