česky  shqip  english 

Advanced search
kcc_geotest_contract
Photo: © Ivo Šilhavý
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Aid for Trade 2017 – planet afariste për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kosovë

Në Prishtinë, më 27 tetor 2017, përfaqësuesi i kompanisë “GEOtest”, z. Damir Kasum dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu, shënuan përfundimin e marrëveshjes për realizimin e projektit "Ndihma për zhvillimin e planeve afariste për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë”. Projekti është realizuar në kuadër të programit “Aid for Trade 2017” (“Ndihmë për Tregti 2017”) , të Bashkëpunimit të Jashtëm Zhvillimor të Çekisë, në bashkëpunim me Republikës së Kosovës, e që është financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë. Në ceremoni mori  pjesë edhe ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë z. Ivo Šilhavý.

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Gërxhaliu, në fjalimin e tij hyrës vlerësoi lart bashkëpunimin me kompanisë çeke “GEOtest” si dhe Republikën e Çekisë, për ofrimin shumë të rëndësishëm dhe të çmuar të ndihmës për fillimin e bizneseve (“start-up”), në konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Ambasadori Šilhavý, më pas, përmendi potencialin e kompanive të Kosovës që mund të themelohen e të jenë të suksesshme në treg, fal projektit, si dhe për bashkëpunimin me kompanitë e interesuara çeke në tregun vendës apo në ate të Ballkanit Perëndimor.  

Qëllimi i projekti është përmirësimi i gjendjes afariste në Kosovë si dhe ngritja e potencialit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në veçanti në këmbimin e përvojave në lëmin e zhvillimit të planeve të biznesit. Përfaqësuesi i “GEOtest”-it dorëzoi përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës një doracak për planet afariste. Doracaku do të shndërrohet në një faqe interneti si mjet online që duhet t’u ndihmojë afaristëve të Kosovës, të krijojnë panët e tyre afariste. Pjesë tjetër e projektit do të jet edhe seminari profesional për ndërmarrësit e Kosovës, të cilët do të mësohen me metodologjinë e hartimit të planeve bashkëkohore afariste. Gjatë e pas seminarit pjesëmarrësit do të udhëzohen për përdorimin e versionit të internetit.

Galleries


Aid for Trade 2017 / KCC - GEOtest contract