česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Hekurudha dhe energjia e ripërtritëshme – mundësi të reja për kompanitë çeke në Kosovë

Më 26 prill 2016, në Prishtinë, u mbajt një konferencë regjionale “Politikat e Ballkanit Perëndimor për energjinë e ripërtritëshme e të qëndrueshme”. Konferenca krijoi hapsirë për diskutimet e ekspertëve për lidhjen e vendeve të rajonit me energji dhe  infrastrukturë si gurthemeli i zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 
 

Mundësitë e reja më të rëndësishme për Kosovën janë planet për rindërtimin e rrjetit të tashëm të hekurudhës, ndërtimi i një termo-elektrane dhe rindërtimi i termo-elektranës së tashme me qymyr, përmirësimi i efektshmërisë së ndërtesave dhe lidhjet në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor me gaz-sjellësin, që në veçanti, paraqet mundësinë e re më të rëndësishme.

Në seksionin e përqëndruar në efektshmërinë e energjisë dhe burimet e ripërtritëshme u tha se, në rajon, janë hartuar rreth 2,700 projekte për burimet e energjisë së ripërtritëshme (me ujë, erë, diell, energji gjeo-termale dhe me biomasë). 

Në seksionin e përkushtuar lidhjeve, u diskutua, çështja e ndërlidhjes së vendeve të rajonit me rrjetin energjetik. Në plotësim të rrjetit të tashëm të tensionit të lartë, po ashtu, u morën në konsideratë rindërtimi dhe ndërtimi i rrjetit të ri të hekurudhës dhe ndërtimi i gaz-sjellësit. Qeveria e Kosovës pret të mbaj rrjetet kryesore si pronë shtetërore dhe të privatizojë rrjetin lokal.

Mundësitë e reja tregëtare dhe ekonomike, përveç atyre të tashmeve, për kompanitë çeke në Kosovë,  do të jenë në veçanti në fushën e rindërtimit dhe ndërtimit të ri të rrjetit hekurudhor, si dhe përmirësimin e efektshmërisë së ndërtesave.    

Galleries


Railway and energy efficiency – new opportunities for the Czech companies in Kosovo