česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: TopolWater
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kompania çeke “TopolWater” në televizionin e Kosovës

Më 27. Prill, një nga transmetuesit më të mëdhenj të shërbimit publik të Kosovës (RTK) transmetoi reportazhin 15 minutash për ndotjen e lumenjve dhe liqeneve të Kosovës, si dhe mbi mënyrën e zgjidhjes së situatës alarmante në Kosovë. Ndër të tjera, kompania çeke “TopolWater”, e cila furnizon teknologji për fabrikat biologjike të trajtimit të ujërave të ndotura në Kosovë, u vlerësua shumë lart. Ky program u transmetua në  kanalin e parë dhe u përsërit në kanalin e tretë të këtij televizioni. 

Hyrja e reportazhit përshkroi situatën e vështirë në fushën e menaxhimit të ujit të Kosovës, e cila po përballet me ndotjen e lumenjve dhe liqeneve, në të cilat derdhet një sasi e madhe e ujërave të zeza pa ndonjë trajtim mekanik, biologjik ose kimik. Pothuajse një e katërta e reportazhit iu kushtua teknologjive moderne të ndërmarrjes çeke “TopolWater”, të cilat po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në Kosovë. Në këtë reportazh u përmend që kompania hyri në tregun e Kosovës përmes një projekti të Agjencisë  Çeke për Zhvillim. Para nënshkrimit të kontratës së parë në 2015, një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua midis “TopolWater” dhe qytetit të Prishtinës. Reportazhi nënvizoi rëndësinë mjedisore dhe ekonomike të trajtimit biologjik të ujërave të ndotura të siguruara nga “TopolWater”. Redaktori i TV-së, gjithashtu, deklaroi se një shembull i punës së mirë të kompanisë çeke është impianti i ujërave të ndotura të siguruara në fshatin Badovc, ku çmimi i ndërtimit të tij është më i ultë se trajtimi kimik i ujit të dobishëm, i cili merret nga liqeni lokal. Ky reportazh televizioni RTK gjithashtu tregoi një kopje të memorandumit me flamurin e Republikës  Çeke, logot e Agjencisë Çeke për Zhvillim dhe ato të kompanisë “TopolWater”. Një pjesë e materialeve për reportazhin u sigurua nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë.