česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kompanitë çeke dominuan panairin “EXPOKOS”, në Prishtinë

Panairi i 15-të ndërkombëtar “Expokos” u mbajt nga 25 deri më 27 maj 2016, në Prishtinë. Brenda projektit të diplomacisë ekonomike “PROPED”, në Panair morën pjesë gjashtë kompani çeke nga sektori i energjisë, qeverisjes së ujit dhe mirëmbajtjes së rrugëve. Përfaqësimi çek ishte më i madhi nga të gjithë pjesëmarrësit ndërkombëtar, e Ambasada e Çekisë u bë njëri nga parnterët kryesor. Një pjesë e panairit që u quajt “Festivali i Gjelbër” u përqëndrua në teknologjinë e mjedisit.

Në cermoninë e hapjes ambasadori çek, Ivo Šilhavý, theksoi faktin se “Kosova është një vend i ri dhe dinamik dhe se për zhvillin e sajë ekonomik i duhet teknologjia më e mirë, njohuritë bashkëkohore dhe partner të besueshëm. Dhe, këtë mund ta ofrojnë kompanitë çeke të cilat janë këtu në panair, në veçanti në fushën e pastrimit të ujit, qeverisjen e mbeturinave dhe inxhinierisë nëntokësore, në leminë e termo-elektranave dhe ftohjen e pyrgjeve, si dhe në mirëmbajtjen e rrugëve të asfaltuara”. Ambasadori Šilhavý, po ashtu, përmendi veprimtaritë e Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë, në mbështetjen e dy-anëshme të veprimtarive biznesore, përfshirë seminaret për eksportin dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Po ashtu, në cermoninë e hapjes folën edhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, ministri i Kosovës për zhvillim ekonomik, Blerand Stavileci, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ferid Agani, dhe menaxheri i përgjithshëm  i “ProCredit Bank”, Ilir Aliu.

Në edicionin e 15-të të panairit “Expokos” morën pjesë 50 kompani kosovare, e krahas kompanive nga Republika e Çekisë, morën pjesë edhe 12 sosh nga Shqipëria, Zvicra, Britania e Madhe, Greqia, Sllovenia, Serbia, Turqia dhe SHBA-të. Përfaqësuesit e kompanive “ŠKODA PRAHA Inc.”, “REKO PRAHA Inc.”, “Ircon Ltd.”, “TopolWater Ltd.”, “PROVOD Ltd.” dhe “Siltek Ltd.” ishin në mesin e pjesëmarrësve nga Republika e Çekisë. Ministri për zhvillim ekonomik, Blerand Stavileci, disa herë vizitoi vendet ekspozuese çeke për të biseduar në detaje me përfaqësuesit e kompanive çeke.

Kompanitë çeke vlerësuan organizimin profesional të Panairit, që ishte mundësi për të themeluar kontaktet personale, përfshirë negocimet intensive me partnerët potencial nga kompanitë kosovare “Ekoinvest” (energji) dhe “Project Plus” (qeverisje e ujërave, përkatësisht fabrikat e trajtimit të ujërave të zeza). Menagjerët e lart të “ŠKODA PRAHA Inc.”shikuan mundësitë e përfshirjes së tyre në rindërtimin e termo-elektranave të tashme, “Kosova A” dhe “Kosova B”, si dhe në ndërtimin e termo-elektranës së re, “Kosova e Re/ Kosova C”. Ata e përmendën se i kanë vëzhguar në vazhdimësi veprimtaritë ekonomike në Ballkanin Perëndimor, ku të arriturat kryesore janë fitimi i tenderit për termo-elektranën “Pljevlja”, në Mal të Zi. Menagjerët theksuan se ata shohin mundësi të mëtejme për bizneset e tyre në Kosovë, në projektet e rindërtimit dhe ndërtimit të burimeve të reja të energjisë. Ata, gjithashtu, shohin në Kosovë hapsirë edhe për kompanitë tjera çeke. Në bazë të njohurive të tyre personale, ata vënë re se zhvillimi i ekonomisë së Kosovës me kompani të reja që punojnë në sektorin e energjisë, si një treg interesant dhe premtues.

Gjatë intervistave joformale, përfaqësuesit e kompanive çeke, thanë se pas ballafaqimit me realitetin e bizneseve të Kosovës këndvështrimi i tyre për Kosovën doli dukshëm më pozitiv.  Njëkohësisht, ata theksuan nevojën e vazhdimit të informimit të ndërmarrësve çek për mundësitë biznesore në Kosovë.

Galleries


Czech firms dominated on Expokos Fair in Pristina