česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Velvyslanectví Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri i Zhvillimit Ekonomik për mundësitë në energji dhe në sektorin minerar në Kosovës

Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, u takua me ambasadorin çek, Ivo Šilhavý, në Prishtinë më 27 mars 2018. Ambasadori Šilhavý informoi ministrin Lluka për veprimtaritë e fundit të Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë, me partnerët afarist të Kosovës. Ministri Lluka vlerësoi veprimtarinë e Ambasadës së Çekisë, dhe pas kësaj, ambasadori Šilhavý dhe ai diskutuan për mundësitë investuese çeke në projekte të ndryshme me përqendrim në përballimin e nevojave në rritje për energjinë në Kosovë.
 

Me këtë rast, ministri Lluka informoi ambasadorin Šilhavý për projektet më të rëndësishme të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, siç është ndërtimi i termo-elektranës Kosova C/e Re, rindërtimi i Kosova B, si dhe të projekteve të tjera në lëmin e energjisë rinovuese.

Ministri Lluka informoi ambasadorin Šilhavý për mundësitë investuese në sektorin e energjisë dhe të minierave, që janë me rëndësi të veçantë për Kosovën. Ambasadori Šilhavý konfirmoi se Ambasada e Çekisë është e interesuar që të ndihmojë ekonominë e Kosovës në frymëzimin e investitorëve çek të hyjnë në tregun e Kosovës.

Ministri Lluka dhe ambasadori Šilhavý, po ashtu, u pajtuan të shtojnë bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.