česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri kosovar për zhvillim ekonomik prezantoi projektet me përparësi

Më 29 qershor 2016, ministri për zhvillim ekonomik, Blerand Stavileci, prezantoi projektet zhvillimore ekonomike duke synuar në zhvillimin e infrastrukturës transportuese, energjisë, sektorin minerar, telekomunikimin/teknologjinë informative dhe efikasitetin e energjisë. Këto projekte u prezantuan para diplomatëve të akredituar në Kosovë. Për kompanitë çeke janë në dispozcion mundësitë me interes, në veçanti, në projektet e ardhëshme në sektorin e infrastrukturës transportuese dhe në energji.   
 

Projektet më të rëndësishme, të Ministrisë, për infrastrukturën transportuese përfshijnë lidhjen me Shqipërinë përmes autostradës (që është në funksion që nga viti 2014) dhe me Maqedoninë (në fazë ndërtimi, e planifikuar për përfundim më 2018), koridori hekurudhor veri-jug (Route 10) nga kufiri me Serebinë, në veri, deri tek kufiri me Maqedoninë, në jug të vendit, si dhe lidhjen hekurudhore në mes të qytetit të Prishtinës dhe aeroportit. Autostrada nga Prishtina deri tek kufiri me Shqipërinë, me një gjatësi prej 101 kilometrave, deri tash ka qenë projekti më i madh infrastrukturor në Kosovë. Ndërtimi i kësaj autostrade është bërë nga konsorciumi nga SHBA-ja dhe Turqia “Bechtel-Enka”, ndërsa kompania çeke “Austin Detonator” i ka furnizuar me material shpërthyes.    

Mundësitë premtuese për kompanitë çeke në sektorin energjetik ndërlidhen me rindërtimin e termo-elektranave “Kosova A” dhe “Kosova B” edhe ndërtimin e termo-elektranës së re “Kosova e Re/C”.

Realizimi i projektit “Kosova e Re/C” është në zhvillim e sipër. Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të investitorit nga SHBA “Contour Global” dhe Qeverisë është nënshkruar në dhjetorin e vitit 2015. Negociimi, përgatitja e kontratës, përgatitja e tenderëve për secilën kontratë është në zhvillim e sipër dhe se siguria financiare e projektit është zgjedhur. Komisioni Evropian, në marsin e vitit 2016, e ka nisur studimin e fizibilitetit për rindërtimin e “Kosova B”. Studimi duhet të propozojë zgjidhjen teknike si dhe mundësitë financiare. “Kosova A” ka tejkaluar jetëgjatësisë e paraparë dhe shuarja graduale e sajë është në përgatitje e sipër. Mirëpo, mirëmbajtja e prodhimit të dy blloqeve është planifikuar që të parandalojë ndërprerjet e përkohëshme të furnizimit me energji elektrike deri në vënien në punë të termo-elektranës së re “Kosova e Re/C”.

Galleries


Minister Stavileci presented priorities projects