česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ministri Mládek u takua me ministren e Kosovës Bajrami

Më 29 shtator 2016, Ministri i Industrisë dhe Tregëtisë së Republikës së Çekisë, Jan Mládek, mbajti një takim bilateral me kolegen e tij ministren e tregëtisë dhe industrisë së Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë mbajtjes së konferencës ndërkobmëtare “Idetë e mençura dhe një koncept i ri i regjenerimit të ekonomisë në Europë ".
 

Takimi u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Ata, biseduan për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjell në mes të dy ministrive. Ministria për Industri dhe Tregëti e Republikës së Çekisë po e përgatit një propozim tekst të një memorandumi për bashkëpunim ekonomik në mes të vendeve, që bazohet në negociata.