česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Misioni i Ardhshëm i Ekspertëve të Energjetikës së Kosovës vizitoi Republikën e Çekisë

Më 30 dhe 31 tetor 2017, Aleanca e Industrisë Energjetike të Çekisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë e Ambasadëe e Republikës së Çekisë në Prishtinë, organizuan vizitën e Misionit të Ardhshëm të Ekspertëve të Kosovës. Programi i misionit ishte përqendruar në sektorin e energjisë që filloi me  vizitën në termo-elektranat çeke, Tušimice (Tushimice) dhe Ledvice (Lledvice), e u pasua me një seminar edhe me takime të mëvonshme B2B mes përfaqësuesve të kompanive çeke dhe atyre kosovare. Ky Mision, u realizua si një projekt i diplomacisë ekonomike i financuar nga Ministria e Tregtisë e Republikës së Çekisë dhe i organizuar nga “Škoda Praha”. Kosova u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj. 
 

Programi i Misionit u përgatit si përgjigje në gjendjen e tashme të sektorit energjetik në Kosovë, si dhe për tenderët e ardhshëm, në të cilët mund të konkurrojnë kompanitë çeke. Vizita e ekspertëve kosovar filloi më 30 tetor me shkuarjen në termo-elektranën e meremetuar Tušimice si dhe termo-elektranën e re në Ledvice, të pjesës veriore të Bohemisë. Ekspertëve të Kosovës iu ofruan informata të detajuara për parametrat operues, çmimi financiar dhe procedurat teknologjike.

Më 31 tetor 2017, në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë, u mbajt seminari ku morën pjesë 20 përfaqësues të kompanive çeke: “FANS”, a.s., “Alta”, a.s., “ZVVZ Group”, a.s., “Arako”, s.r.o., “Sigma Group”, a.s., “Doosan Škoda Power”, s.r.o., “KIP Brno”, s.r.o., “Škoda Praha”, a.s., “Vítkovice Holding”, a.s., përfaqësuesit e Konfederatës së Industrisë së Republikës së Çekisë (CoI), Aleanca Çeke e Industrisë Energjetike (CPIA) si dhe Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë. Seminari u hap nga drejtori i Departamentit për Politikat e Jashtme Ekonomike, të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, z.. Martin Pospíšil, i cili çmoi përfshirjen aktive inter ali të diplomacisë çeke në Ballkan, shtimin e eksporteve çeke në Kosovë dhe prospektet e përfshirjes së subjekteve çeke në rindërtimin dhe ndërtimin e sektorit energjetik të Kosovës. Krye-shefi ekzekutiv i “Škoda Prague”,  Mr. Peter Bodnár, prezantoi CPIA (Agjencinë Informative Shtytëse Kimike) dhe “Škoda Prague” përfshirë përshtatshmërinë dhe kapacitet e kompanive çeke për të marrë pjesë në rindërtimin e sektorit energjetik të Kosovës.

Drejtori z. Arben Gjukaj shpjegoi për gjendjen e tashme të sektorit energjetik, bazuar në prodhimin elektrik në termo-elektranat “Kosova A” dhe “Kosova B”, që furnizohen me linjit nga minierat e afërta të qymyrit (për nga rezervat- e treta më e madhe në Evropë dhe e pesta në botë). Z. Gjukaj, po ashtu, tha se Kosova e percepton Republikën e Çekisë si vend mik. Ai, në vazhdim, vlerësoi lart mundësitë e ekskursionit në termo-elektranat në Tušimice dhe Ledvice dhe kohën e duhur të ardhjes së Misionit  i cili “ngjau në kohën e duhur”.

Informatat e nevojshme do të gjenden në portalin e Prokurimit Publik të Kosovës. (Web)

Seminari u moderua, në nivel të lartë profesional, nga drejtori i Seksionit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Konfederatës së Industrisë, z.. Lukáš Martin. Z. Martin vlerësoi këtë lloj të seminarit si formë efikase dhe të dobishme për informatat e freskëta të ndërmarrjeve çeke.

Ambasada e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, dëshiron të falënderojë kolegët nga MIT, z. M.Pospíšil, z. Zrno dhe z. Plevák  si dhe partnerët afarist nga “Škoda Praha”, z. Bodnár dhe z. Krupčík, e nga kompania “Alta”, z. Veselý dhe z. Kamarýt, për një bashkëpunim shumë të mirë në përgatitjen dhe realizimin e këtij projekti të suksesshëm.

Galleries


Incoming mission of Kosovo experts from the energy sector in the Czech Republic