česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Misioni i Kompanive Çeke të Energjisë dhe Minierave në Kosovë

Seksioni Tregtar dhe Ekonomik i Ambasadës së Republikës Çeke organizoi një mision biznesi të kompanive çeke nga energjetika dhe industria minerare në Kosovë. Anëtarët e Misionit takuan udhëheqësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të termocentralit Kosova A, Kosova B dhe minierën e qymyrit. në zonën e Obiliqit.

Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke misioni u zhvillua prej 19 - 22 shtator 2022. Nga pala çeke, menaxherët kryesorë të kompanive ENELEX, EUTIT, NOEN, REKO Praha , Witkowitz dhe TRANSROLL-CZ si dhe të shoqatës Teknologjia Minerare Çeke morën pjesë në negociatat me partnerët kosovarë. Përfaqësues të kompanive çeke vizituan termocentralet Kosova A, Kosova B dhe minierën e linjitit në Obiliq. Takimet u pasuan me prezantime të kompanive. Programi dyditor i punës së misionit tregtar çek u përmbyll me një ngjarje, ku përfaqësuesit e kompanive çeke takuan udhëheqësin e Ambasadës së Republikës Çeke, Pavel Bílek dhe zëvendësministrin e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Getoar Mjeku. I gjithë programi për ekspertët çekë ishte përgatitur për t'u mundësuar atyre të prezantojnë teknologji dhe shërbime të shkëlqyera çeke që mund të kenë nevojë sektorët e energjisë dhe minierave të Kosovës.

Misioni i Kompanive Çeke të Energjisë dhe Minierave në Kosovë

Misioni i Kompanive Çeke të Energjisë dhe Minierave në Kosovë

Misioni i Kompanive Çeke të Energjisë dhe Minierave në Kosovë

Misioni i Kompanive Çeke të Energjisë dhe Minierave në Kosovë