česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pajisja çeke për termoelektranën “Kosova B”

Më 28 janar 2016 një ndarës i ri magnetik, i prodhuar nga kompania çeke “WAMAG”, u instalua në termoelektranën “Kosova B” në Obiliç, afër Prishtinës, në zonën që ndanë minierën e lignitit dhe të centralit elektrik.
 

Termolektrana është duke punuar që nga viti 1981. Ky furnizim teknologjik është ndarësi i dytë magnetik i sjellur nga kjo kompani çeke për termoelektranën “Kosova B”. Në mesin e furnizuesve të pajisjes teknologjike për zonën e ndarjes janë edhe kompanitë tjera çeke: “PRODECO”, nga Bílina, dhe “ABB”, nga Brno. Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, më 29 janar 2016, vizitoi zonën ndarëse të termoelektranës dhe u informua, nga ekspertët e kompanisë kosovare “Ekoinvest”, për mundësitë e mëtejme për kompanitë çeke në termoelektranën “Kosova B” (me dy njësi, që u vunë në funksion më 1983 dhe 1984) dhe termoelektranën Kosova A (me 5 njësi, që u vunë në funksion nga viti 1962 deri më 1975).

Galleries


Czech equipment for Kosovo B Power Plant