česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Panairi “Agrokos 2016” – mundësi për kompanitë çeke të agrobiznesit

Panairi i 16-të ndërkobmëtar “Agrokos” u mbajt, në Prishtinë, nga 20 deri me 22 tetor 2016. Në panairin ndërkombëtar morën pjesë 135 kompani të Kosovës dhe kompani nga vendet fqinje, nga Ballkani Perëndimor, Turqia e Republika e Çekisë. Njëra nga ekspozueset e suksesshme ishte kompania çeke “TECO” me sistemin e vet udhëheqës të teknologjisë për prodhimtarinë shtazore dhe ate bimore. Një pjesë e kësaj ngjarje ishte Panairi i Mjekësisë i përqendruar në shëndet dhe banjo, ku morën pjesë 13 kompani.
 

Panairin ndërkombëtar e hapën zëvendësministri i bujqësisë, z. Kurtan Kajtazi, si dhe zëvendësministri i shëndetësisë, z. Izet Sadiku. Në këtë Paniar ishin më shumë se 8,600 vizitorë, përfshirë ekspertët e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe të sektorit shëndetësor (62 %) si dhe vizitorët jo profesionist. Kompanitë prezantuan prodhimet e tyre bujqësore, të pemëve dhe të perimeve. Në këtë ngjarje, moren pjesë edhe kompanitë e furnizimit me teknikë dhe pajisje teknologjike për prodhim bujqësor, të plehërave dhe të ushqimit të shtazëve. Sivjet, morën pjesë edhe fermat e vogla duke prezantuar ushqimin organik. Pos këtyre, po ashtu u prezantuan edhe disa kompani me shembuj të  përpunimit të ushqimit – paketimi, etiketimi, mbushja, përpunimi, trasnporti, ftohja dhe kontrolli i cilësisë së ushqimit.      

Në vitet e fundit, në Kosovë dolën në shesh, ndryshimet e ngadalshme të sjelljes ndaj punës dhe afarizmit private në bujëqesi. Më shumë të rinj interesohen për bujqësi, në veçanti në fermat e vogla familjare. Qeveria e Kosovës dhe dhuruesit ndërkombëtare po përpiqen të rrisin ndjeshëmrisht ndihmat e tyre në bujqësi dhe  në prodhimin e ushqimit për vitin 2017. Kjo do të ndihmojë në veçanti hortikulturën, përdorimin e farave cilësore, ndërtimin e serave, përpunimin e prodhimit bujqësor dhe prezantimin e teknologjisë së përparuar të ushqimit, në veçanti vijën e paketimit. Kjo krijon mundësi më të mëdha për eksport dhe për investive për përdorimin e teknologjisë bujqësore dhe prodhimeve të Republikës së Çekisë, në Kosovë.  

Njëri nga ekspozuesit më të suksesshëm ishte “TECO”, Inc., e Çekisë, me sistem të kontrollit të prodhimit që përdoren në automatizimin e industrisë. Kosova mund të jetë e interesuar në qeverisjen teknologjike të shtazëve dhe  prodhimit të  kulturave të krijuara nga kompania “TECO”. Vizitorët e Panairit, që janë mësuar me mënyrën tradicionale të punës së fermave, u interesuan për orientimin në teknologji të prezantuar nga “TECO”. Sipas zëvendësdrejtorit kompercial, Petr Ovčáček, pjesëmarrja e Kompanisë në këtë Panair, në Prishtinë, kishte për synim zgjerimin e tregut. Kosova është një cak i panjohur për kompaninë; megjithate prodhimet e “TECO” ende, në të ardhmen e afërt, mund të gjejnë konsumatorët e tyre këtu. Menagjeri i kompanisë çeke “Češki Sladoled” (që furnizon me makina të akulloreve dhe me përzierëse të akulloreve), Pavel Šandera, po ashtu vizitoi “Agrokos”-in. Ai, erdhi të vlerësoj potencialin shitës në Kosovë dhe mundësinë e pjesëmarrjes në “Agrokos 2017”.

Ambasada e Çekisë në Prishtinë, bashkë me projektin ediplomacisë ekonomike dhe në bashkëpunim me diplomacinë bujqësore, në Beograd, po përgatisin një pjesëmarrje të përbashkët të kompanive çeke në “Agrokos 2017”,që do të mbahet në Prishtinë, prej 18 deri në 20 tetor 2017.

Galleries


Agrokos Fair 2016 – Opportunity for Czech Firms in Agribusiness