česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Projekt i diplomacisë ekonomike – Forumi Kontaktues në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Rajonale të Bërno-s

Forumi Kontaktues në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Rajonale të Bërno-s u mbajt më 25 dhe 26 prill 2018, në Bërno. Forumi Kontaktues në mes të përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Rajonale të Bërnos i vazhduar me takimet B2B, u zbatua si projekt i diplomacisë ekonomike  me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Industrisë dhe të Tregtisë të Republikës së Çekisë. Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës patën rastin të vizitojnë ndërtesën e panaireve dhe të themelojnë kontaktet me shumë ekspozues të Çekisë.
 

Më 25 prill, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) të udhëhequr nga kryetari i tyre, Safet Gërxhaliu, u takuan me përfaqësuesit e Odës Rajonale Ekonomike të Bërnos, të udhëhequr nga drejtori, Čeněk Absolon. Po ashtu, takimi u përcoll nga drejtori i Odës Ekonomike të Distriktit Hodonin, Michal Švagerka, dhe diplomati për çështje ekonomike i Ambasadës së Republikës së Çekisë, në Prishtinë, Vítězslav Pur. Përfaqësuesit e odave folën për veprimtaritë e odave të tyre, për strukturën dhe numrin e anëtarëve të tyre si për fushat e interesit të tyre në cilat ata janë të interesuar për të zhvilluar bashkëpunimin e mëtejmë. Kryetari OEK, z. Gërxhaliu, në fund të takimit ftoi përfaqësuesit e OER të Bërnos, dhe kompanitë tjera çeke, për ta vizituar Kosovën. Kryetari i OEK, z. Gërxhaliu, propozoi organizimin e një forumi ekonomik në mes të kompanive çeke dhe atyre kosovare, për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të OEK dhe OER të Bërnos si edhe prezantimin e zgjidhjeve çeke në fushën e qytetit të mençur, për kryetarët e qyteteve të Kosovës.

Më 26 prill, Forumi i Kontaktit u mbajt në hapësirat e OER Bërno, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy odave Safet Gërxhaliut dhe Čeněk Absolon, udhëheqësit të Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Republikën e Çekisë, I Ngarkuari me Punë, Arbër Vllahiu, Diplomati për çështje komerciale dhe ekonomike në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Vítězslav Pur, kompanitë çeke (EBN-FAMILY, PRAMOS, ELEKTRO-LUMEN, ASIO NEW, Oda Ekonomike Çeko-Kosovare, GEOtest, META IT, JOB-CONSULT, ECOLOGIC) dhe të punësuarit e OER Bërno.

Gjatë takimeve pasuese B2B përfaqësuesit e OEK me kompanitë çeke patën mundësinë e diskutimit të ideve specifike, bashkëpunimit me kompanitë e Kosovës dhe ndihmën e OEK për gjetjen e partnerëve të përshtatshëm në Kosovë. Përfaqësuesit e pranishëm të kompanive çeke GEOtest dhe JOB-CONSULT ndanë përvojat e tyre personale afariste me kompanitë çeke, në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ata theksuan vazhdimisht se realiteti komercial dhe ekonomik në Kosovës është shumë më i mirë se sa pamja e Kosovës. Forumi i Kontaktit, më 26 prill 2018, u zhvillua me përkthim në gjuhën çeke dhe ate shqipe.

 

Galleries


Contact Forum Brno