česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

REKO PRAHA ka filluar rindërtimin e kullës ftohëse në “Kosova A”

Kompania çeke ”REKO PRAHA” e ka fituar kontratën për rindërtimin e kullës ftohëse të termo-elektranës “Kosova A”. Kompania çeke, më 2016, mori pjesë në tender së bashku me kompaninë kosovare “Eko Invest”. Qëllimi i rindërtimit, që filloi në maj 2018, është ngritja e efikasitetit të ftohjes që do të rris energjinë e termo-elektranës. Ambasada e Çekisë ka marrë pjesë aktive në gjetjen e kompanisë çeke dhe themelimit të bashkëpunimit me partnerin e Kosovës.   
 

Marrëveshja në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës J.s.c (KEK) dhe “Ekoinvest”-it për modernizimin dhe kullës ftohëse është nënshkruar në maj të vitit 2017. Hartimi i projektit dhe sigurimi i furnizimit me disa komponentë teknik ka filluar pas nënshkrimit të kontratës. KEK-u si operator i termo-elektranës “Kosova A” ka vendosur të rris efektshmërinë e dy njësive të mbetura dhe të zgjas jetën e termo-elektranës duke rindërtuar një pjesë teknologjike për kullën ftohëse. Teknologjia e vjetërsuar ftohëse do të ndërrohet me një teknologji të re. Rindërtimi kryesor do të jet instalimi i motorëve me shpejtësi të ngadalshme me origjinë nga Çekia, ventilatorë për makina, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e kutisë së shpejtësisë.   

Përfaqësuesit e “REKO PRAHA” vlerësojnë bashkëpunimin e mirë me Ambasadën e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, e cila vuri kontaktet e para në mes të kompanive çeke dhe atyre kosovare. Ambasada çeke po ashtu bashkëpunoi në mënyrë aktive në lidhjen e suksesshme të kontratës.

Galleries


REKO PRAHA started reconstruction Kosovo A Cooling Tower