česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Seminari i biznesit – Mundësitë për investime dhe eksport në Kosovë

Departamenti i Zhvillimit Ekonomik i Ministrisë së Punëve të Jashtme bashkë me Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë, më 2 nëntor 2015, organizoi një seminar biznesi i përqëndruar në mundësitë për investime dhe eksport në Kosovë. Seminari ishte i koncentruar në sektorin e energjisë, të transportit dhe të qeverisjes së ujit. Ky seminar ishte vazhdimsi e seminarit të mbajtur më 2014 që ishte orientuar në sektorin e minierave dhe mineraleve. Svijet në këtë seminar morën pjesë 39 përfaqësues të bizneseve të Çekisë. Synimi i seminarit ishte nxitja e kompanive çeke të shrytëzojnë përparësit e mundësive biznesore të cilat i paraqesin zhvillimet dinamike ekonomike në tërë Kosovën e sotme. Për këtë qëllim, ligjëruesit nga Kosova dhe ndërmarrësit çek njohës të përparësive ekonomike të qeverisë së Kosovës i informuan të pranishmit me specifikat e projekteve të ardhshme, për rregullat e reja të prokurimit publik, për Para-anëtarësimin në Ndihmën e BE-së për Kosovën (IPA II) dhe për mundësitë pasuese për kompanitë çeke. Znj. Mimoza Kusari-Lila, ish zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë e tashmë kryetare e Gjakovës foli si mysafirja kryesore. Përfaqësuesit e kompanive çeke “Ircon” dhe “TopolWater” dhe kompanitë kosovare “Project Plus” dhe “Ekoinvest” ofruan informatat e përvojat e tyre biznesore në sektorin e përqëndëruar. 
 

Zëvendësi i zëvendësministrit, Ivan Jančárek, mbajti fjalën e hapjes në seminarin e moderuar nga Z. Lukas Martin, drejtor për mardhënie ndërkombëtare në Konfederatën e Industrisë në Republikën e Çekisë. Në fjalimin e tij, ai theksoi qëllimin kryesor të seminarit që ishte promovimi i mardhënieve tregtare në mes të Çekisë dhe Kosovës. Ai me tej theksoi perspektivën e potencialeve të Kosovës në popullatën e re, në tregun e stabilizuar dhe perspektivën e antarësimit në BE. Mr. Jančárek përmendi nevojën për përkrahje të zhvillimit ekonomik të Kosovës që do të mund të ndihmonte zgjidhjen e çështjes së migrimit të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së. Në këtë seminar firmave çeke iu tregua rruga drejt tregut të Kosovës.

Kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila, prezantoi rajonin e Gjakovës si një anë premtuese për biznese duke pasur një popullatë të re dhe relativisht të shkolluar në nivelin e shkollimit të mesëm me papunësi të lartë dhe me çmim të lirë pune. Ajo, po ashtu, raportoi për qendrat ekonomike dhe përparësitë në fushën e energjisë, përfshirë ate  të rinovueshme si ajo me erë, me ernergji solare dhe me biomasë. Ajo, më tutje, raportoi për përmirësimin e efikasitetit në përdormin e energjisë elektrike, për projektet në eko-turizëm dhe për projektet e ardhshme në lëminë e infrastrukturës së transportit, transportit publik dhe sektorit të qeverisjes së ujërave, në të cilat do të mund të merrnin pjesë firmat çeke.

Eksperti i Zyrës së BE-së në Prishtinë, z. Libor Chlad, përshkroi strukturën e IPA II për Kosovën në periudhën e planifikuese 2014-2020. Ai, më pastaj, përshkroi instrumentet financiare dhe përparësitë në fushën e transportit dhe energjisë që sipas BE-së janë sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtori hulumtues i institutit “Riinvest” nga Prishtina, z. Alban Hashani, informoi pjesëmarrësit çek për situatën mikroekonomike në Kosovë, për sektorin financiar, për sistemin e taksave, për zonat e lira ekonomike, për parqet e bizneseve dhe teknologjisë në komunën e Drenasit, Mitrovicës dhe Shtimes. Ai përmendi mundësitë premtuese të investimeve në bujqësi, turizëm, energji (termoelektranat “Kosova A” dhe “Kosova B” dhe ndërtimin e termoelektranës së re “Kosova e Re”), sektorët e minierave dhe telekomunikimeve.

Ambasadori z. Ivo Šilhavý prezantoi Kosovën si një vend i zhvillimeve dinamike, ku firmat çeke mund të përdorin promovimin e mirë të emrave të ekspertëve çek, respektivisht të ish-kompanive të Çekosllovakisë. Tash Kosova u ofron bizneseve një numër të mundësive që duhet të mirren. Themelimi i partneritetit afat-gjatë dhe bashkëpunimi me partnerët e Kosovës është qenësor për suksesin e kompanive çeke. Kjo u mundëson atyre të bëhen pjesë e tregut të rëndësishëm në sektorin e energjisë, të transportit, të qeverisjes së ujit dhe në sektorët tjerë. Projektet e bashkëpunimit zhvillimor kanë dëshmuar të jenë platformë optimale për themelimin e partneritetit strategjik afat-gjatë në mes të kompanive të Kosovës dhe të Çekisë. 

Në pjesën e dytë, të seminarit, u prezantua bashkëpunimi në mes të kompanive çeke “Ircon” dhe “TopolWater”, me kompaninë kosovare “Projekt Plus”, në ndërtimin e fabrikave për përpuninimin e ujërave të zeza. Po ashtu bashkëpunimi origjinal siguron, në kuadër të projekteve të Agjencisë Çeke për Zhvillim, elementet e partneritetit të zhvillimit ekonomik që duhet të rezultojë në bartjen e teknologjisë çeke dhe të fillojë prodhimin vendorë të drejtpërdrejtë të fabrikave të trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë. Drejtori i kompanisë “Ircon” theksoi se partnerët e Kosovës kanë dëshmuar të jenë shumë të besueshëm dhe efikas dhe se Kosova është një vend shumë premtues për bizneset çeke. 

Përfaqësuesit e kompanisë kosovare “Ekoinvest”, prezantuan kompaninë e tyre të themeluar më 2011 duke qenë e specializuar në sektorin e energjisë dhe ate të transportit. Ata informuan për projeketet e ardhshme: për rindërtimin e termoelektranave “Kosova A” dhe ”Kosova B”, si dhe ndërtimin e planifikuar të termolektranës me qymyr “Kosova e Re” dhe për mundësitë e furnizuesve çek. Për sektorin e transportit ata, po ashtu, përmendën programet për zgjërimin e autostradave, për të rindërtuar rrjetin e rrugëve dhe për të riparuar hekurudhat e Kosovës.   

Seminari u përcoll nga përfaqësuesit e kompanive të vogla dhe të mëdha çeke të cilat janë duke operuar në Kosovë ose ato që mendojnë të futen në tregun e Kosovës. Në këtë seminar u identifikuan disa fusha premtuese për bashkëpunim. Numri i madh i pjesëmarrësve, në këtë seminar, tregon interesimin e kompanive çeke për të hyrë në tregun shumë premtues të Kosovës. 

Galleries


Seminar 2015