česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Si lindi Gjirafa?

Më 21 qershor 2017 ambasadori çek, Ivo Šilhavý, vizitoi selinë e kompanisë “Gjirafa inc”, në Prishtinë. “Gjirafa” është një high teck projekt kosovar, më rrënjë të forta çeke, më përfituesja në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Šilhavý u takua me themeluesin, përkatësisht drejtorin ekzekutiv, Mërgim Cahani, me të cilin diskutoi bashkëpunimin e mëtejmë dhe potencialin për rritjen e këtij bashkëpunimi. 

Gjurmët e para të “Gjirafa”-s mund të gjenden në vitin 2011 kur themeluesi e njëherë edhe drejtor ekzekutiv, Mërgim Cahani, filloi të zhvillojë vizionin e kompanisë gjatë studimeve pasuniversitare në “New York University”, në Nju Jork. Gjatë asaj kohe, Mërgimi pati mundësi të punojë me profesorët dhe hulumtuesit udhëheqës botërorë në këtë lëmi si prof. Torsten Suel duke realizuar një projekt për një makinë kërkuese për Zelandën e Re. Mërgimi gjatë studimeve kishte ndarë dhomën me një çek, që më vonë “Gjirafa”-s i mundësoi të bashkëpunojë me te, i cili më vonë ishte bërë bashkëpunëtor për disa investitor financiar në Republikën e Çekisë. Kjo përvojë i mundësoi “Gjirafa”-s të vihet në kontakt me investitor të ndryshëm dhe të fillojë bashkëpunimin e suksesshëm me ata nga SHBA dhe Republika e Çekisë.

Në fillim të 2014-ës, “Gjirafa” me ekipin e vet iu bashkua akseleratorit “StartupYard”, në Pragë. Gjatë kohës së “Startup Yard”, u krijua një marrëdhënie e fortë me disa investitor të caktuar nga Republika e Çekisë dhe nga SHBA-të, përfshirë “Credo Ventures”, “StartupYard” dhe “Rockaway Capital”. “Gjirafa”, që atëherë, ka arritur investimin me të madh teknologjik në rajon, një investim i udhëhequr nga “Rockaway Capital”.

Sot, “Gjirafa” punon drejt ndërtimit të ekonomisë së internetit dhe është ngritur më shumë fal bashkëpunimit të më parmë me investitorët ekzistues. “Gjirafa inc” (http://gjirafa.com), është makinë kërkuese në gjuhën shqipe, një platformë përmbajtjeje dhe një kompani e-commerce, që dominon ose udhëheq një larushi të shërbimeve të internetit për konsumatorët në Evropën Jug-Lindore. Vizioni i tyre është të ndërtojnë dhe pajis ngritjen e ekonomisë së internetit në rajon.

“Gjirafa” është internet-tech kompania më e suksesshme në rajon, që ofron shërbime në hapësirën e marketingut online, e-commerce, përmbajtjen video, shërbime offline to online, të klasifikuara dhe ato për udhëtime.

 

Galleries


How Gjirafa is born?